SYRI TV/ Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës, Salianji: Beteja ime do të vazhdojë, s’ka mbaruar

16:31, 11/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pak ditë pasi u lirua me kusht nga Gjykata e Fierit, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është paraqitur këtë të premte në shërbimin e provës.

Paraqitja është një detyrim formal për Salianjin i cili pas daljes nga ky institucion në një fjalë për mediat u shpreh se beteja e tij do të vazhdojë.

Duke e cilësuar dënimin e tij, si politik ish-deputeti i PD tha beteja do të vazhdojë në Gjykatë Kushtetuese dhe nëse do duhet edhe në Strasburg.

Salinji tha se do të shkojë sërish në Shërbimin e Provës për të respektuar ligjin dhe më pas do jetë ky institucion që do të përcaktojë një program se kur duhet të paraqitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco