Kryeministri Rama mblodhi në Durrës krerët e Bashkive, të cilëve u vuri ultimatum që deri të hënën të shkarkojnë të gjithë drejtuesit e njësive administrative. Teksa tentoi të shtrijë autoritetin e tij te 61 bashkitë e vendit, Rama u përpoq të mbulonte aferën e shekullit me ‘Djegësat’ duke paralajmëruar krijimin e një korpusi kombëtar për trajtimin e mbetjeve. Rama ja faturoi pushtetit vendor edhe dështimin e ujësjellësve dhe shndrrimin e tyre në çerdhe militantësh para zgjedhjeve të 11 majit. Ai tha se do të krijohet Operator i Shpërndarjes së Ujit, ashtu siç është me energjinë elektrike.
Syri TV
Kryeministri Edi Rama ka shtrirë autoritetin e tij në 61 bashki të vendit, duke kërkuar të shkarkohen të gjithë drejtuesit e njësive administrative. Me këtë masë ekstreme në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit për qeverisjen vendore, Rama tenton t’u lërë përgjegjësinë e dështimeve, institucioneve vendore. Në mbledhjen me kryebashkiakët në vilën qeveritare në Durrës, Rama vuri ultimatimum që shkarkimet të mbyllen të hënën.
Duke bërë shou me shkarkimet masive në bashki, Rama u përpoq të mbulonte dështimin e aferës 400 milionë euro me inceneratorët, duke njoftuar krijimin e një korpusi kombëtar për menaxhimin e mbetjeve.
Në kudër të mbulimit të aferës së shekullit me djegësit, Rama kritikoi kryebashkiakun e Elbasanit Gledis Llatja se nuk ka korrur barin e varrezave, duke shmangur totalisht katastrofën mjedisore e mbytjen e qytetit nga tymi toksik për shkak të inceneratorit të Elbasanit.
Edhe për dështimin e ujësjellësve, Rama faturën ua la sërish pushtetit vendor, edhe pse prej kohësh menaxhohet nga zëvendësja e tij Belinda Balluku. Ndonëse ujësjellësit u kthyen në çerdhe militantësh për efekte elektorale para 11 majit, kryeministri Rama u kujtua pas zgjedhjeve, të kritikojë fryrjet në ndërmarrjet e ujësjellësve.
Në takimin me kryebashkiakët Rama nuk kurseu as sulmet ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha.
Veç sulmeve e presioneve, nuk munguan as episodet e talljeve me kryebashkiakët, dhe këtë herë në shënjestër ishte ai i Dropullit, Dhimitraq Toli.
© SYRI.net