Çështja nuk është ‘sa janë’, por ‘kush janë këshillëtarët’...?

Çështja nuk është ‘sa janë’, por ‘kush janë këshillëtarët’...?

13:13, 11/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Gent Strazimiri 

Çështja nuk është ‘sa janë’, por ‘kush janë këshillëtarët’...?

Janë ata që i dimë të gjithë!

Që paguhen me lekët tona, të cilat duhet të shkonin për investime në rrjetet e kanalizimeve të qyteteve që po rriten e po bëhen "me kate"...

Janë të gjithë ata që i dëgjoni nëpër studio në "prime", duke lëvduar faktin që kullat qindra-katëshe janë zhvillim, por që kurrë nuk pyesin

* "a ka mjaftueshëm ujë të pastër për t'i furnizuar?", * "a ka mjaftueshëm kanalizime për të përballuar ujrat e zeza që do prodhojnë?"...?

Sikur vetëm KAQ! Pa i hyrë debatit

* "a janë pare droge?",

* "a e dëmtojnë ekonominë reale?"

* "a janë shkak për falimentimin e mijëra bizneseve?"

* "a janë shkak për "dobësimin" e euros?"

Janë "gazetarët" që "autocensurohen"!

Janë "analistët", "opinionistët" e "politologët" që shpjegojnë "çudira" natë për natë, e që kurrë nuk u rezulton se përgjegjës është ky që sot "çuditet" se sa shumë këshillëtarë paska një drejtor UKT-je...

Janë gratë, motrat, kunatat apo dashnoret e prokurorëve, gjyqtarëve, policëve e që duhet ta ndalonin e të fusnin në burg "drejtorët" abuzues...

Paguhen të gjithë me lekët që të mungojnë ty për të paguar faturat... duke nisur nga fatura e ujit...🤷‍♂️

Ti e di... dhe hesht!!!

Ky që tall "edin" me ju prej 12 vitesh, e që do vazhdojë ta tallë edhe 4 të tjera, është "kryeinxhinieri" i kësaj "UKT-së" për të cilën po flet...

KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco