'Bandat sot komandojnë administratën publike'/Salianji: Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekt i qeverisë Rama

21:46, 10/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervis Salianji, i rikthyer së fundmi në liri pas përfundimit të një dënimi politik prej 9 muajsh në burgun e Fierit, ishte i ftuar sot në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV.

Gjatë intervistës në studio, Salianji artikuloi akuza të forta ndaj qeverisë, duke theksuar se kanabizimi masiv i vendit ishte pjesë e një projekti të mirëorganizuar nga vetë pushteti.

“Ju e dini që ky ishte një projekt qeveritar, pra nuk mund të mbushej gjithë Shqipëria me kanabis pa mbështetjen e qeverisë,” tha ai. Ish-deputeti përmendi periudhën 2013-2017 si kulmin e kësaj fushate kriminale, duke iu referuar raporteve ndërkombëtare, përfshirë Guardia di Finanza-n, që sipas tij e paraqiste Shqipërinë si 99% të pastër, ndërkohë që në realitet, kanabisi gjendej në çdo zonë, përfshirë edhe fshatin e ish-ministrit të Brendshëm.

Ai u shpreh se ka denoncuar me emër dhe mbiemër persona me rrezikshmëri të lartë, sot në kërkim apo të arrestuar, për përfshirjen e tyre në politikë, grabitjen e fondeve publike dhe lidhjet me funksionarë të Partisë Socialiste. “Kam bërë gjyqe me këta, jo me një ose me dy, por me të gjithë,” theksoi Salianji.

Duke komentuar realitetin e sotëm, ai ngriti shqetësimin për mungesën e meritokracisë në administratë. “Sot nuk hyn dot në punë në administratë kush ka investuar në shkollim dhe dije, por hyjnë kush fusin bandat e krimit,” deklaroi ai.

Në përmbyllje, Salianji theksoi se shoqëria ka nevojë t’i izolojë këta individë, të cilët i konsideroi shoqërisht të rrezikshëm. “Këta i ka vënë në ballë për të kontrolluar shoqërinë,” u shpreh ai.

Salianji : 

Ju e dini që ky ishte një projekt qeveritar, pra nuk mund të mbushej gjithë Shqipëria me kanabis pa mbështetjen e qeverisë.
Ky ka qenë momenti (2013-2017), ku një institucion ndërkombëtar si Guardia di Finanza dhe qeveria e nxirrte kështu, thoshte që Shqipëria është 99% e pastër, ndërkohë që mjafton të shkosh në çdo zonë, kjo ka qenë zona e ish-ministrit të Brendshëm, fshati i vet dhe kishte kanabis.

Një pjesë e madhe e personave me rrezikshmëri të lartë që sot janë ose në kërkim ose të arrestuar unë i kam denoncuar me emër dhe mbiemër, për raste konkrete, për përfshirje në politikë, për marrje të fondeve publike, për mbështetje të funksionarëve të PS. Kam bërë gjyqe unë me këta, jo me 1 ose me 2 por me që të gjithë.

E di me çfarë problemi përballen sot njerëzit nëpër zona?
Sot nuk hyn dot punë te administrata kush ka investuar në shkollim, kush ka investuar në dije, sot hyjnë kush fusin këto të bandave të krimit.

Pra shoqëria këta kërkon t’i izolojë sepse janë shoqërisht të rrezikshëm, këta i ka vënë në ballë për të kontrolluar shoqërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco