Salianji flet pas lirimit nga burgu: Jam dënuar për një denoncim që i bëri mirë shoqërisë

20:49, 10/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ervin Salianji rikthehet në liri pas burgut politik. Intervistën e parë, ish-deputeti i PD e ka dhënë në ‘Çim Peka Live’ në Syri TV.

Gjatë bisedë në studio Salianji ka treguar se burgosja e tij nuk vjen për shkak se ka vjedhur apo i ka bërë dëm kujt, por sepse pas denoncimit të tij vëllai i ministrit të Brendshëm shkoi brenda ditës në burg.

“Unë kam fituar 600 gjyqe me këta. Shqiptarët e dinë të gjithë se unë nuk kam një akuzë dhe nuk kam bërë burg se i kam bërë dëm kujt. Nuk kam vjedhur, nuk kam vrarë, nuk i kam bërë dëm askujt. Pasoja e denoncimit tim ishte se një i dënuar nga gjykatat italiane për trafik ka shkuar në burg. Pra, pasoja ka qenë pozitive për shoqërinë. Unë mbroj interesin publik, jam deputet i një force opozitare dhe denoncimi im brenda ditës është faktuar. Ky ishte denoncim i faktuar brenda ditës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco