Rama përsërit gjestin e gjunjëzimit para Melonit në Samitin e Rimëkëmbjes së Ukrainës
Kreu i qeverisë, Edi Rama, përsëriti skenën e gjunjëzimit para kryeministres italiane Giorgia Meloni, këtë herë në Samitin për Rimëkëmbjen e Ukrainës, i cili po mbahet në Romë me pjesëmarrjen e krerëve të 90 shteteve.
Ashtu si në Samitin e Komunitetit Politik Evropian të mbajtur në Tiranë, ku gjesti i Ramës vuri në siklet Melonin dhe më pas u hoq nga faqja zyrtare e saj, edhe në Romë ai nuk e kurseu skenën publike. Rama u ul sërish në gjunjë para kryeministres italiane, në një nga samitet më të rëndësishme dyditore për mbështetjen e Ukrainës.
Në fjalimin e tij gjatë samitit, kryeministri shqiptar theksoi rëndësinë e unitetit evropian dhe deklaroi se "nuk duhet lejuar askush, jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, të diktojë se çfarë është paqja."
Samiti âUkraina 2025â ka mbledhur nĂ« RomĂ« liderĂ«t e 90 shteteve, pĂ«rfshirĂ« presidentin ukrainas Volodimir Zelensky, krerĂ«t e BE-sĂ«, si edhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« organizatave ndĂ«rkombĂ«tare dhe institucioneve financiare.
© SYRI.net