'SHBA-BE, mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi'/ Kalaja: Si është e mundur që një gjyqtare si Irena të qëndrojë në sistem?

20:13, 10/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për avokaten Adriana Kalaja, askush nuk ka pritshmëri që të huajt apo ambasadorët të zgjidhin problemet në Shqipëri, porse të shohin atë se çfarë po ndodh me sistemin e drejtësisë dhe reformën në thuajse një dekadë në vendin tonë. 

E ftuar në edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, nën moderimin e Armela Ferkos, Kalaja tha se tanimë kemi një administratë të ndryshuar në SHBA, ndaj dhe dokumentet e përcjella në Ambasadën amerikane në Tiranë, kanë si qëllim që të kthehet vëmendja te zbatimi i Reformës në Drejtësi, se si është e mundur që një gjyqtare aq e diskredituar sa Irena Gjoka, të jetë pjesë e sistemit kur ajo vetë fsheh faktin dhe dënimin penal nga një shtet tjetër. 

Sipas Kalasë, Reforma në Drejtësi ka treguar se edhe të huajt nuk i shpëtojnë 'korruptimin', duke hequr paralele me rastet e Vetingut me Operacionin Ndërkombëtar të Hetimit, OPDAT, apo edhe McGonigal, ku administrata e re e Trump ka ndërprerë financimet për këto misione. 

Nuk pres që problemet në vendin tim të mi zgjidhin të huajt apo ambasadorët. Por duke ndryshuar adiministrata në Amerikë, ashtu sikundër BE gjithmonë kanë qenë mbështetës të Reformës në drejtësi, edhe në përmbajtje e kanë suportuar me financat dhe eksperiencë amerikane. 
Jam në kontakt me Prokuorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë që lidhet me gjyqtaren me tre mbiemra. Ne po i themi ambasadës amerikane që kjo gjyqtare ka këtë profil integriteti moral e profesional, si ka mundësi që ju si mbështetës të reformës keni mbështetur këtë gjyqtare edhe në aspektin penal. I kërkoj vetëm dhënien e informacionit, ia jap në mënyrë të detajuar kam paraqitur korrespondencën me Prokurrinë e Përgjithshme, e cila ka nisur hetimet që në prill 2024 dhe ne s'kemi ende raport konkret. 

Prokuroria e Përgjithshme na ka dhënë një dosje që ka rënë dhe në dorë të Irena Gjokës në mënyrë të paligjshme, të cilët të dhënat e nxjerra nga gjykata e Athinës e nxirrnin të pafajshme. ishte dhe një provë e klasifikuar sekrete, e policisë së Janinës, e cila na thoshte që s'ua vë në dispozicion pasi ëhstë sekrete. 
Me veprimet ka rënë alibia që të huajt nuk blihen. Me ONM, OPDA, McGonigal, ku të huajt janë sjellë më keq se shqiptarët,janë kthyer më shqiptarë se Rama, Manja e Spiropali. Nëse Prokuroria e Përgjithshme do të ishte e bindur nga këto dokumente do ta mbyllte hetimin. Pse e zgjat ende hetimin, pasi kishte dyshime të arsyeshme se Irrna me tre mbiemra dhe Ulsi Manja, ne përmjet një vendimi nga eurodeputeti Beleri, vihemi në dijeni të faktit penal të dënimit të Irenës me 3 mbiemra është vendimi penal i Gjykatës së Janinës, e cila është dënuar me burg dhe gjobë. 

Gjatë gjithë kësaj kohe e kishim vënë në dijeni PP dhe Ministrinë e Drejtësinë për këtë vendim administrativ. Ministri 184 nuk ka lidhje të hetojë këtë çështje. 
Ne kemi fatin që këmbëngulja e Irenës për të mos e deklaruar një dënim të tillë dhe për të mos vijuar ta pranojë, është një krim vijues, Vazhdon ta kryejë krimin, që nuk lidhet më 2002-2003.

Prokura e Irenës e lëshuar për autorizimin e avokatit grek për të heqeur ekspulset e vëna. 
Ne mënyrë pozitive duke kërkuar info shterrues qoftë në SPAK, ILD, i jemi drejtuar në maj 2025, ndaj është ky reagim i imi sot me ambasadën. Ne s'kemi asnjë reagim nga ILD, edhe SPAK të dalë e të thotë që kjo prokurë është e  falsifikuar. 
Rama në mënyrë të qartë ka dhënë vendimin për atë prokurore. A mundet një ambasadë që të mbështesë një gjhyqtarë të një reformë të tillë. e kanë mbështetur këtë reformë pa e kontrolluar siç duhej. Ambasadorët të përçojnë të vërtetën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco