Dhoma Amerikane: Bizneset e turizmit nuk kanë ujë

Dhoma Amerikane: Bizneset e turizmit nuk kanë ujë

19:20, 10/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka dhënë një shuplakë të fortë propagandës së qeverisë për suksesin e madh turistik. Përmes një deklarate zyrtare, Dhoma deklaroi se bizneset e turizmit po përballen me mungesë të theksuar të ujit të pijshëm, por edhe mungesën e kanalizimeve për ujërat e zeza.

“Informacionet e pĂ«rcjella nga anĂ«tarĂ«t tanĂ«, pjesĂ« e kĂ«tij sektori, flasin pĂ«r zona bregdetare ku vazhdojnĂ« tĂ« mbeten shqetĂ«suese mungesa e ujit tĂ« pijshĂ«m, keqmenaxhimi i ujĂ«rave tĂ« zeza, djegia e mbetjeve nĂ« landfille apo vazhdimi i aktiviteteve tĂ« ndĂ«rtimit edhe gjatĂ« sezonit turistik, duke ndikuar nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilĂ«sinĂ« e jetesĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve dhe turistĂ«ve nĂ« kĂ«to komunitete,” thekson AmCham.

Dhoma Amerikane e Tregtisë thotë se e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe me interes të veçantë dinamikën e zhvillimit të turizmit shqiptar gjatë viteve të fundit duke shprehr vlerësimet për impaktin pozitiv të aktivitetit turistik në ekonominë shqiptare, rritjen e investimeve private në strukturat e reja akomoduese, si dhe tendencën në rritje të fluksit të turistëve të huaj.

Por ajo i kujton qeverisë se adresimi këtyre problemeve në kohë, do të ndihmojë për të ruajtur suksesin e deritanishëm të promovimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajonin e Mesdheut.

Veç mungesës së ujit dhe kanalizimeve, Dhoma Amerikane shikon si problem të mprehtë edhe mungesës së fuqisë punëtore dhe nevojën për një zgjidhje afatgjatë që fokusohet në zhvillimin, kualifikimin dhe motivimin e fuqisë punëtore brenda këtij sektori.

“Mungesa e njĂ« stafi tĂ« trajnuar ka vĂ«nĂ« nĂ« vĂ«shtirĂ«si shumĂ« biznese turistike, duke rrezikuar njĂ«kohĂ«sisht edhe konkurrueshmĂ«rinĂ« e ShqipĂ«risĂ« si njĂ« destinacion turistik krahas vendeve tĂ« tjera tĂ« rajonit,” pĂ«rfundon deklarata e DhomĂ«s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco