Ulsi Manja zbaton udhërin e Ramës: Dërgon në ILD dhe KLP prokuroren që zbatoi ligjin

Ulsi Manja zbaton udhërin e Ramës: Dërgon në ILD dhe KLP prokuroren që zbatoi ligjin

18:36, 10/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nuk ka rëndësi nëse ke zbatuar ligjin apo e shkel atë, nëse kjo gjë prek interesin e kryeministrit qofsh prokuror, pjesë e një pushteti teorikisht të pavarur nga ekzekutivi, do të shkosh në gjyq publik dhe më pas në seksione të tjera të sistemit për t’u tërhequr veshi ose shkarkuar se i ke prish planet kreut të ekzekutivit.

Kjo gjë i ka ndodhur prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, e cila në zbatim të ligjit, siç deklaron organi i akuzës së qyteti verior, ka zbatuar ligjin duke mos filluar hetimet për bujtina e ndërtuara në Theth. Po duke qenë se planet e kryeministrit për atë zonë janë të tjerë, ai e ka sulmuar e përqeshur publikisht prokuroren dhe i ka bërë thirrje Ulsiut që t’i vihet pas për ta larguar nga sistemi.

Urdhëri është zbatuar me përpikmëri: Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dërguar në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, dhe kërkon nisjen e procedimit disiplinor, sipas ligjit, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.

Kujtojmë se pas kërcënimeve publike të Ramës, prokuroria e Shkodrës pati një deklaratë publike ku mbrojti vendimin e saj dhe kërkoi mosndërhyrjen e pushtetit ekzekutiv në punën e saj:

Nisur nga deklaratat publike të bëra nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, ku është komentuar vendimi i një Prokurori të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, sqarojmë opinionin publik, si më poshtë vijon: Vendimi i datës 30.05.2025 i Prokurores zj.Elsa Gjeli është marrë në përputhje të plotë me nenin 290, pika ç të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet se: “Procedimi penal nuk mund të fillojë kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston”. Promoted Content Ky ilaç quhet "vrasës i kapsllëkut"! Efekt që në ditën e parë! GastroZen Nëse gjeni papilloma në trupin tuaj, bëjeni këtë menjëherë! Parazol

Njerëzit me dhimbje gjuri dhe ije duhet ta lexojnë këtë Versatil Ndalni dhimbjen e kyceve në 3 ditë me këtë metodë të thjeshtë Nautubone Në rastin konkret, nga vlerësimi i plotë i fakteve dhe akteve procedurale, u konstatua se faktet e referuar nga policia e shtetit nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm në kuptim të nenit 199/a të Kodit Penal, për arsyen se: Strukturat e konstatuara dhe që janë referuar nga policia kanë qënë kontenjerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla nuk përmbushin kriteret për të konsideruar objekt ndërtimi sipas standardeve të përcaktuara në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar. Vetë Policia, në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes është shprehur se, kontenjerët nuk janë vendosur mbi bazamente betoni, por kanë qënë të vendosura mbi rrasa guri të prera. Sipas nenit 7, pika 3, gërma “i” e VKM nr. 408, datë 13.05.2015, e ndryshuar, strukturat që instalohen për nevoja të çastit dhe/ose të përkohshme, pa themele dhe me materiale të çmontueshme, nuk kërkojnë pajisje me leje ndërtimi, por vetëm deklaratë paraprake.

Vetë IMT, Bashkia Shkodër në shkresën e saj drejtuar Policisë Gjyqësore e ka klasifikuar faktin si kundërvajtje administrative, jo si vepër penale dhe në këto kushte duhet të kishin vepruar institucionet kanë në përgjegjësi menaxhimin e territorit. Në këto kushte, mungesa e elementit objektiv dhe pasojës penale, sipas analizës së zbatuar të ligjit, e bën të pamundur ngritjen e ndjekjes penale dhe Prokurori, si organ kushtetues i pavarur, ka detyrimin ligjor që të vlerësojë faktet në përputhje me ligjin.

Në një shtet të së drejtës, pavarësia funksionale e prokurorit garantohet nga Kushtetuta dhe nga ligji nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. Prokuroria është një institucion kushtetues i pavarur që vepron në përputhje me ligjin, ku çdo vendimarrje procedurale merret mbi bazën e fakteve dhe provave të administruara, dhe jashtë çdo ndikimi të jashtëm politik. Çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë direkte ose indirekte në vendimmarrjen e një prokurori cënon parimin e ndarjes së pushteteve të sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës.

Respektimi i ndarjes së pushteteteve është themel i funksionimit të shtetit demokrati dhe se ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv në proceset vendimmarrëse të insitucioneve të drejtësisë, qofshin ato edhe përmes komenteve publike, mund të përceptohen si presion mbi institucionet e drejtësisë dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në këto institucione. Vendimi për mosfillimin e procedimit penal nuk është një akt vullneti personal, por një akt ligjor, që mbështetet mbi rregullat themelore të të drejtës penale materiale dhe procedurale.

Çdo shqetësim institucional duhet të adresohet përmes rrugëve të përcaktuara ligjore, dhe jo përmes mesazheve politike publike që synojnë t’i imponohen sistemit të drejtësisë. Shteti i së drejtës nuk mund të funksionojë nëse prokurori frikësohet për çdo vendimmarrje të ligjshme që mund të mos përkojë me interesat e pushteteve të tjera. Prokuroria mbetet e angazhuar për të kryer funksionin e saj në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco