Ligjvënësi i zgjedhur demokrat, Bardh Spahia, konsideron përgjegjës dyshen Rama-Beci, për akuzën e banorëve të Thethit, që sipas tij tregon një të vërtetë të madhe.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Spahia thotë se: 'Kur pushteti ndërton kulla e rezorte për pakicën, që mund të blihen vetëm nga drejtues të korruptuar të administratës dhe rrënon mundësitë për shumicën, ky nuk është zhvillim por babëzi, është tradhëti.”
Statusi:
Akuza e fortë e banorëve të Thethit është e vërteta e madhe që mbulon me përgjegjësi Edi Ramën dhe Benet Becin.
Kur shteti, i cili duhet të jetë garant i të drejtave dhe dinjitetit njerëzor e të mbrojë interesin e qytetarëve, vepron në mënyrë të pabesë ndaj tyre, ai nuk dëmton vetëm të tashmen, por plagos rëndë të ardhmen e një kombi.
Dëmi që shkakton një shtet i pabesë nuk matet vetëm me shifra të dëmit ekonomik të atyre që e vuajnë direkt në kurriz por edhe me humbje shprese, me zbrazje qytetesh, me zemërim të heshtur në sytë e njerëzve punëtorë e të ndershëm dhe sidomos të brezave të rinj.
Kur pushteti ndërton kulla e rezorte për pakicën, që mund të blihen vetëm nga drejtues të korruptuar të administratës dhe rrënon mundësitë për shumicën, ky nuk është zhvillim por babëzi, është tradhëti.”
© SYRI.net