SYRI TV/ Dorëheqjet masive në Durrës dhe Fier - Aktet e Ramës, antikushtetuese, ndërhyrje në autonominë e bashkive

15:25, 10/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas ultimatumit dhe ndërhyrjes ne kompetencat e pushtetit lokal, nga Kryeministri Edi Rama, bashkitë e Durrësit dhe Fierit janë përfshirë nga një valë dorëheqjesh masive, duke tronditur strukturat e administratës vendore dhe duke paralizuar shërbimet publike. Drejtoret e drejtorive te bashkise Durres dhe Fier si edhe kryetarët e njësive administrative kane dhene dorëheqjen e detyruar.

Syri tv

Pas ultimatumit ne shkelje te ligjit qe kryeministri Edi Ramës beri dy dite me pare, bashkite e Durresit dhe Fierit janë përfshirë nga një valë dorëheqjesh masive, duke paralizuar funksionimin normal të shërbimeve publike. Këtë të enjte, drejtuesit e drejtorive të bashkisë së Durrësit, si dhe kryetarët e njësive administrative, kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre pranë kryebashkiakes Emirana Sako. Në të njëjtën kohë, në Fier, drejtuesit e drejtorive bashkiake janë larguar nga detyra me dorëheqje të detyruar, pas kërkesës drejtuar kryetarit të bashkisë Armando Subashi. Ky zhvillim i paprecedentë përbën një ndërhyrje direkte të qeverisë qendrore dhe kryeministrit Edi Rama në kompetencat kushtetuese të pushtetit vendor, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi autonominë e bashkive.

Në mbledhjet me dyer të mbyllura të datës 8 korrik në Durrës dhe Fier, Kryeministri ka akuzuar drejtorët për neglizhencë në përmbushjen e detyrave publike, ndërkohë që ka amnistuar vetë kryebashkiakët Sako dhe Subashi. Madje, është distancuar nga dështimet në menaxhimin e punëve publike në këto bashki të drejtuara nga socialistët duke gjetur fajtoret te vartësit.Aksioni i nisur në Vlorë, ku 21 drejtorë u detyruan të largohen, duket se po shtrihet me intensitet në bashkitë kryesore të vendit. Pas Vlores,ndërhyrje te qeverise pati edhe ne bashkine e Tiranes, pasi kompetencate e këtij institucioni u zhvendosën tek dy ministra të kabinetit qeveritar: Petrit Malaj dhe Blendi Gonxhe, të emëruar për të menaxhuar financat dhe burimet e bashkisë më të madhe në Shqipëri.Ky zinxhir dorëheqjesh i orkestruar nga ekzekutivi ngre alarmin për një rikthim të praktikave të centralizimit dhe dobësimit të pushtetit lokal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco