Urdhërat arbitrare të Ramës/ Nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier dhe Durrës

Urdhërat arbitrare të Ramës/ Nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier dhe Durrës

12:39, 10/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Menjëherë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama dhe urdhrave të tij arbitrarë, në bashkinë e Fierit dhe të Durrësit kanë nisur dorëheqjet e drejtorëve.

Sipas raportimeve për mediat, teksa kanë nisur të dorëzohen dorëheqjet në grup pranë kryetarit Armando Subashi, mësohet se disa drejtues nuk do të preken nga ‘vetëpastrimi’.

Burime thonë se në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë në Fier, sqaroi se emërimet e bëra pas muajit janar përjashtohen nga ky urdhër. Kështu në Fier drejtorët e OSHE, kadastrës, tatimeve, nuk do të jenë të detyruar të japin dorëheqjen pasi janë emëruar muajt e fundit.

Duke qenë se “shënjestra” e këtij aksioni politik të kryeministrit Edi Rama, janë drejtuesit e vjetër të administratës vendore, në bashkinë e Fierit ende nuk janë dhënë dorëheqjet e dy nënkryetareve Baso Bregu dhe Suela Prifti, por është përzgjedhur emri i ri për këtë post.

Gjithashtu raportohet se edhe pranë drejtorisë së burimeve njerëzore në bashkinë e Durrësit janë depozituar dorëheqjet e të gjithë drejtorëve në varësi nga bashkia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco