Përplasja për Kushtetuesen, Logu: Sadushi, Spiropali dhe Begaj po rrëmbejnë mandate gjyqtarësh për të kapur GJK

10:00, 10/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu.

Në bisedë me moderatorin e emisionit Flavio Qarri ai ka komentuar gjendjen në sistemin e drejtësisë pas raportit të Komisionit Evropian për presionet ndaj këtij sistemi. Sipas tij po synohet kapja e Gjykatës Kushtetuese  nga mazhoranca.

Marash Logu: Në fakt kjo histori filloi me një dorëheqje që la shumë pikëpyetje. Në shtator të viti 2024 Elsa Toska dha dorëheqjen në mënyrë të papritur dhe të pamotivuar të pajustifikuar. Dhe asokohe u fol për disa përgjime, e-maile. Një çështje shumë sensitive që aso kohe po shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese. Kini parasysh që po shqyrtohej çështja e përgjimeve të Sky ECC. Njerëzit aluduan, ose u aludua ose se mund të ketë pasur ndërhyrje, presione apo kërcënime e kështu me radhë. Madje vetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha që GJK është vënë përballë një presioni ekonomik, politik dhe mediatik. Është ekzaktësisht deklaratë e kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe asnjë prej organeve që kanë për detyrë edhe vetë GJK por edhe organet e tjera siç është rasti i SPAK nuk ndërhynë në këtë rast për të kuptuar se kush janë ata që kanë vënë në presion, politik, mediatik dhe ekonomik Gjykatën Kushtetuese.  Se GJK është trupa më e lartë që ne kemi në Shqipëri për të vijuar më pas në Gjykatën e Strasburgut për ata që nuk arrijnë të gjejnë drejtësi brenda vendit. Dhe kjo histori vazhdoi pastaj me një histori po aq të dyshimtë dhe me pikëpyetje që u bë pastaj edhe një histori e turpshme. Shkelje të rënda të Kushtetutës, ku kryetari i Gjykatës së Lartë i lejoi vetes ti diktojë GJK dhe trupës së GJK se cili është mandati i tyre, sa është kohëzgjatja e këtij mandati dhe kështu me radhë. Dhe ajo që na fakt e bëri akoma edhe më të rëndë këtë situatë ishte që GJK ishte e paaftë për të mbrojtur veten e saj, për të mbrojtur mandatet e anëtarëve të saj.

Sepse GJK, veprimi i parë që do të duhej të ndërmerrte do të duhej të ishte që të shpallte antikushtetuese të gjitha veprimet e njëanshme që kishte marrë Sokol Sadushi. Ai njihet për lidhjet e forta që ka më Partinë Socialiste, me mazhorancën, me eksponentë të saj ku mund të veçojmë, është fakt i njohur botërisht, Fatmir Xhafajn, sigurisht arkitektin e reformës në drejtësi. Dhe patjetër që arrin edhe në nivele të tjera dhe ju besoj që i kane parë ato foto e tij me shallin e kuq. Sokol Sadushi nuk e mohon afilacionin që ka me PS dhe me mazhorancën. Me qeverinë dhe me eksponentë të caktuar të saj. Dhe në këtë lojë Sokol Sadushi përveç që po kërkonte ti rrëmbente një mandat në GJK. Në këtë lojë në fakt përfshiu edhe kryetaren e Parlamentit Elisa Spiropali por edhe Presidentin e Republikës. Kuvendi i Shqipërisë kishte shpallur vakancën për një mandat të pjesshëm për zëvendësimin e Elsa Toskës që duhet të qëndronte në detyrë deri në vitin 2028 dhe papritur Kuvendi tha se vakanca nuk është më e pjesshme duhet të jetë e plotë dhe për këtë nuk i kërkoi interpretim askujt. Pra Elisa Sipropali i lejoi vetes të ndryshojë kohëzgjatjen e një mandati. Të njëjtën gjë në fakt, me të njëjtën logjikë, veçse Bajram Begaj ju drejtua edhe GJK kërkoi ta bënte edhe ai. Pra e njëjta gjë një bashkëpunim i hapur i Sokol Sadushit, Elisa Spiropalit dhe Bajram Begajt për të rrëmbyer tre mandate në Gjykatën Kushtetuese dhe për të siguruar praktikisht kontrollin e plotë dhe total të GJK e cila ashtu, kështu nuk është shembulli ekselent i pavarësisë e paanshmërisë....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco