‘Tradhti dhe grabitje shtetërore’/ Saraçi: Kryeministri vepron si organizatë kriminale për të marrë pronat

18:24, 09/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin Task Force në Syri TV, me moderatore Sonila Meço, kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi, komentoi mbi protestën e banorëve të Thethit kundër shembjes së bujtinave.

Saraçi e quajti këtë veprim “tradhti ndaj qytetarëve dhe popullit”, duke theksuar se pas premtimeve elektorale për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, qeveria veproi si “organizatë kriminale” për të grabitur pronat e tyre. Gjithashtu shtoi se kjo nuk është rastësi, por një projekt i planifikuar, dhe paralajmëroi me ironi qytetarët që të shqetësohen sa herë kryeministri viziton zonat e tyre.

“Unë e kam cilësuar tradhti ndaj qytetarëve dhe ndaj popullit, sepse jemi përballë faktit, nuk jemi përballë një ndryshimi të planit gjatë rrugës. Përballë atyre banorëve që sot shtriheshin për të mbrojtur pronat e tyre, iu ka premtuar që do t’ju falë gjobat për ndërtimet pa leje, duke cituar që e di se keni ndërtuar në një zonë të mbrojtur. Kaluan zgjedhjet e 11 majit, kryeministri u hodh në aksion për t’i shembur, këtu kemi të bëjmë me një tradhti.

Duke hulumtuar më pas, përveçse tradhti nga ato që parë, bën një lloj deduksioni që ky është një krim shtetëror që ne e kemi parë edhe në raste të tjera, ku qeveria dhe kryeministri i vendit vepron si organizatë kriminale për të grabitur ato prona të atyre qytetarëve. Është një grabitje që po bëhet dhe një projekt i paracaktuar. Kryeministrit mund t’i ketë lindur ideja për ta rrafshuar Thethin pikërisht nga këto vizitat që ka bërë. Në mënyrë ironike do t’i thoja çdo qytetari: nëse shihni kryeministrin në zonën tuaj, shqetësohuni, sepse një gjë e keqe do t’ju vijë.” – tha Saraçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco