Berisha: Filiali shqiptar i DHL-së është i korruptuar, kanë ndarë milionat me PS-në

13:29, 09/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri demokrat Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në adresë të filialit shqiptar të postës DHL. Në konferencën me median këtë të mërkurë, kryedemokrati Berisha tha se ky filial është i korruptuar dhe si i tillë, milionat i ka ndarë me Partinë Socialiste.

Duke  e ilustruar me prova e fakte, masakrën elektorale që është bërë me votën e diasporës, Berisha tha se firmat e vendosura në zarfe janë të falsifikuara, ndërsa shtoi se kjo do të kërkonte një ekspertizë të kaligrafisë për ta nxjerrë më të saktë.

‘Ajo është me vula dhe midis datës së dorëzimit dhe marrjes, DHL si postë e shpejtë është paguar disa miliona euro, por është manipuluar, ka ndarë paratë me PS-në duke vepruar në këtë mënyrë’, u shpreh Berisha ndër të tjera.

Firmat janë 90 përqind, siç e sheh vetë, ato vetëm firma qeniesh njerëzore nuk janë, po janë kryesisht firma falsifikatorësh, mëkatarësh, njerëz të cilët kanë mbajtur zarfin 3 javë dhe kanë bërë sikur e kanë dorëzuar.

Sigurisht kjo kërkon ekspertizë të shkrimit për t’u gjetur saktësisht.

Por ne e kemi problemin se aty ka një datë që nuk mund të ndryshohet, është data e dorëzimit dhe e marrjes. Ajo është me vula dhe midis datës së dorëzimit dhe marrjes, DHL si postë e shpejtë është paguar disa miliona euro, por është manipuluar, ka ndarë paratë me PS-në duke vepruar në këtë mënyrë.

Sepse nëse ti i dërgon në datën 10 dhe 9, ai mbetet pa votuar.

Sepse ka një afat ligjor, jashtë të cilit votat e diasporës nuk pranoheshin. Nuk janë pranuar.

Faktikisht është përdorur ky mekanizëm. Merri dhe vonoji që të mos mund të votojnë këta.

Kjo është...

Bëhet fjalë për mijëra e mijëra.

Tani të kontrollosh 240 mijë vota, bëhet ajo, por do një punë shumë të madhe.

Ne kemi marrë një kontingjent prej 5 mijë votash.

Ne më vonë mund t’i marrim të gjitha dhe t’i kontrollojmë se kjo nuk është një çështje që mbyllet sot.

Jo, ky është një krim i shëmtuar.

Po është filiali shqiptar i tillë se kjo është një postë me reputacion botëror.

Por filiali shqiptar është një degjeneratë, i korruptuar, i PS-së, që vepron në këtë mënyrë.

Kjo është e gjithë puna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco