Nga Elkier Bushkolaj/
Kulla e Ngujimit e ndërtuar rreth 400 vite më parë në Theth është dëshmi e faktit se në malet e këtij vendi ka pasur kanun, ligje e drejtësi që garantonin shenjtinë e pronës dhe jetës edhe kur s’ka pasur shtet, teksa sot Kullat Narkoarkitketëve të Manualit Hajri që Edi Rama veç firmës u vendos dhe fytyrën e tij janë simboli më kuptimplotë i rënies së shtetit ligjor.
Sot banorëve të Thethit u zbarkoi IKMT dhe policia me manual serb për të shëmbur disa shtëpiza druri pranë Kishës së fshatit, ndërkohë që në mes të Tiranës territori i një kishe është dhënë për kullë, ku veç zyrave të Kishës, në këtë kullë do ketë dhe qendra SPA, palestër dhe kazino.
Për ironi të fatit dhe atij që do duhej të hetonte kullat madje dhe ato në oborrin e Kishës, një kishë rezulton se i ka ndërtuar shtëpinë.
Në këtë vend çdo firmë e kreut të shtetit është çelësi i një mekanizimi pasurimi për të e familjen e tij si dhe projekt për mjerimin e Shqipërisë, një vend që po kthehet në një Narkoazil.
© SYRI.net