Anëtarja e Këshillit Bashkiak Shkodër, Eliona Shkreli, në një lidhje Skype për emisionin Kafe Shqeto, u shpreh se aksioni i fundit për lirimin e hapësirave publike në Shkodër është një zhurmë e krijuar nga kryeministri me qëllim largimin e vëmendjes nga problemet reale që po përjeton vendi.
Sipas saj, kjo nuk është një çështje e re, pasi ndërtimet pa leje kanë ekzistuar edhe në vitet e mëparshme, por tani përdoren si justifikim për të mbuluar skandalet zgjedhore dhe krizën ekonomike që, veçanërisht në Shkodër, është thelluar ndjeshëm.
Ajo akuzoi qeverinë dhe kryetarin aktual të bashkisë për hipokrizi dhe dëmtim të bizneseve lokale në kulmin e sezonit turistik, duke theksuar se veprimet e fundit nuk janë asgjë më shumë se një tentativë për propagandë politike.
Eliona Shkreli:
"Shiko, kjo është një gjullurdi që kryeministri e krijon vetëm për të hequr vëmendjen nga problemet reale që ka sot Shqipëria.
Kjo sepse problemet nuk janë për këto ndërtime, pasi ndërtimet pa leje këtu kanë qenë edhe parvjet edhe vjet, dhe kryeministrit nuk i ka rënë në mend për këto ndërtime, pasi tani më nuk arrin të prodhojë më asgjë për të hequr vëmendjen nga farsa zgjedhore apo skandali zgjedhor që ju folët pak më në Elbasan, apo nga skandalet nga qeveria e tij.
Nuk mund të heqë vëmendjen nga problemi ekonomik që ka Shkodra sot. Ju e dini që qarku e bashkia e Shkodrës sot janë ndër më të varfrat në Shqipëri, e Rama për të hequr vëmendjen, nën logon se ‘ne na kanë besuar e kemi zero tolerancë’, dëmton biznesin në mes të sezonit turistik.
Hapësirat publike nuk kanë qenë të zëna sot në Shkodër, ato kanë qenë të zëna qëkur ka marrë mandatin Benet Beci, dhe në fillim erdhi me shkresa ‘unë do liroj hapësirat publike e do jetë kjo gjëja e parë që do të bëj’.
Por nëse e vini re, në Shkodër të gjitha trotuaret janë të zëna nga bizneset, nga lokalet patjetër që kundrejt taksave, sepse Beci dëshiron të mbushë arkën e bashkisë për përfitimet e tij personale, e kur vjen puna që i tërheq veshin kryeministri i tij, shkon e dëmton këto biznese, pavarësisht se kanë qenë taksapagues të rregullt gjatë muajve apo vitit".
© SYRI.net