Dështimi i task – forcës, Hoxha: Do kemi një parlament që do ja kalojë çdo programi humoristik...

09:45, 09/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qene gazetari Artan Hoxha.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar edhe task – forcën e prokurorive për të hetuar krimin zgjedhor. “Ndërkohë që ata nuk bënë asnjë gjë”. “Po shikojmë që do të kemi një parlament që do të mbyllë të gjithë emisionet humoristike”, tha gazetari.

Artan Hoxha: Më pyete pak më parë për këtë punën e SPAK-ut, për parandalimin që duhej të bënte për zgjedhjet. Ne pritëm që ndikimi i atyre task-forcave. E mban mend se si u shpërndanë në të gjithë panelet në media dhe dilnin hartat, si hartat e luftës Iran – Izrael.

Për atë ky qarku këtu do të jetë prokuror filani dhe ky do ketë kaq OPGJ nga mbrapa fdhe do ketë kaq SPZ nga mbrapa…dhe këtu të mos guxojë njeri se këta të bëjnë gjëmën.
Në fakt listat ishin më qamet se në 2021. Sepse shiko fundin, rezultatin se na shkoi buza mbrapa duke fol se nuk ka nevojë për task – forcë e ke detyrim ligjor. Nuk ke nevojë që të ngresh një strukturë të posaçme. Çdo prokurori e vendit e ka për detyrë. Tani vetë e ngritëm pritshmërinë, meqenëse ishte edhe projekti, sidomos me financimin e ambasadës britanike, se raportonin edhe para ambasadorit. Në vend që tu thoshin partive që janë pjesëmarrëse në zgjedhje, se cilat janë shqetësimet tuaja dhe këto janë shqetësimet tona. Nuk bënë asnjë gjë. Dhe ne e pamë, listat që do të shikosh parlamentin do të shikosh parlamentin. Do të mbyllen të gjitha emisionet humoristike.
Imagjino  ne po shkojmë drejt 2030, do kemi atje ligjvënës dhe ligjbërës Tërmetin. Nuk do të bëjë me termet në atë segmentin që fillonte tek Ura e Leklit e mbaronte tek Ura e Memaliajt. Por do ta kemi këtu.

Po do kesh deputete që do të përfaqësojë interesin publik, Zegjinenë.

Më atë parlament që po na vjen, çfarë pret ti. Dhe këta të drejtësisë do të shkojnë të raportojnë fiks te ky parlamenti. Dhe ne pritëm parandalim. Parandalim nuk patëm. Pra listat jo vetëm që kishin brenda personazhe problematikë dhe përfaqësues të botës së krimit, por kishin subjekte direkte dhe ishin listat e mbyllura, persona që janë subjekte të dosjeve të hetimeve aktuale. Të dosjeve për korrupsion, madje edhe për përfshirje në krimin e organizuar, të ministrave të pushtetarëve të nivelit të lartë të mazhorancës. Dhe aty kush i futi të lista e mbyllur. I futi kryeministri.

Pra nuk ndikuan dot dhe nuk na dhanë lista më të mira. Këtë nuk e bënë dot.

Dhe tek pjesa tjetër, tek ajo që premtohej se do të luftohej krimi zgjedhor e ku di unë. Rezultati sot është zero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco