Kopliku: Propaganda është mjeti i vetëm që mban në këmbë regjimin e Ramës

Kopliku: Propaganda është mjeti i vetëm që mban në këmbë regjimin e Ramës

22:36, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ted Kopliku i ftuar në emisionin A SHOW në SYRI TV me moderator Adi Krastën theksoi se plogështia që është krijuar ndaj qytetarëve shqiptarë që nuk i besojnë më politikës, sipas tij, është pjesë e propagandës 12-vjeçare të PS, me synimin për të mbajtur pushtetin.

Kopliku tha se propaganda është mjeti kryesor që e mban regjimin e Ramës në këmbë.

Fillimisht ne denoncuam fushatën e sensibilizimimit, jo vetëm të shoqërisë shqiptare, por edhe të komunitetit ndërkombëtar se çfarë ka ndodhur përgjatë këtyre zgjedhjeve. Ju rreshtuat të gjithë ata elementë që e bëjnë atë rrëgjim, por nuk përmendët atë element që mban në këmbë këtë regjim. Ajo që mban në këmbë këtë regjim është pikërisht propaganda. Gjëja e parë që ta thotë edhe taksisti kur i futesh në makinë, që të thotë fjalët si të gjithë të tjerët ‘që juve duhet të rinovoheni, ose hajde se të gjithë ju jeni njësoj’. Por kjo është diçka që është krijuar në 12 vite. Ne do të bëjmë atë që ka bërë PD, që kur është formuar pra që të zmadhojë aktivitetin e saj. Dhe strategjia që ka tani PD është sensibilizmi i komuniteti ndërkombëtar, duke komunikuar me të gjitha grupimet e miqësisë që janë me të dhëna që ne kemi studiuar si Franca, Anglia, Britania.” tha Kopliku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco