Kedhi: PD do të vijojë të luftojë me synimin që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë

Kedhi: PD do të vijojë të luftojë me synimin që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë

22:27, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Anëtari i platformës Brain Gain të Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, i ftuar në emisionin A SHOW në SYRI TV me moderator Adi Krastën theksoi se PD në vijim do të luftojë me synimin e vetëm që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.

Ai shtoi se PD kërkon të ndryshojë këtë realitet të hidhur në Shqipëri, ku sipas tij, sot në vitin 2025 mungon vota e lirë.

Normalisht që PD do të hyjë në parlament dhe do ta bëjë betejën aty. Por pyetja themelore që do të duhet të bëhet a votojnë të lirë shqiptarët sot në vitin 2025. Nëse ne japim përgjigjen jo, dhe unë mendoj se është jo që nuk votojnë të lirë në Republikën e Shqipërisë. Atëherë unë mendoj se ne nuk e pranojmë këtë realitet dhe PD me mospranim zgjedhjeje nuk e pranon këtë realitet, që këtu bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sepse nuk bëhen të tilla. Dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë që ky realitet të ndryshojë. Dhe si ndryshon ky realitet? E para është beteja natyrisht në parlament, natyrisht me ndërkombëtarët natyrisht me ndërkombëtarët me të gjitha hapësirat e mundshëm brenda dhe jashtë vendit, por më e rëndësishmja është puna në teren. Pra asnjë regjim nuk mposhtet as me ndërhyrja nga jashtë as me ndërhyrja magjike, por mundet me një plan të mirë strukturuar strategjik. Dhe duke përcaktuar se ku duam të arrijmë neve në 2027 ose kurdo që janë zgjedhjet e para, dhe të ndërtojmë atë rrugë se si shkohet atje. PS dihet saktësisht se sa vota ka në çdo kuti, në çdo qendër votimit në Shqipëri. Dhe tani që po flasim, PD nuk është duke fjetur gjumë.

PD është duke punuar, duke u marrë me pjesën e parë të këtij procesi që ishte dokumentimi se çfarë ka ndodhur, që ndryshe nga viti 2021 tani kjo po ndodh për herë të parë në këtë dekadë. Pra dokumentimi i vjedhjes së zgjedhjeve, manipulimi i trysnisë së madhe ku kanë votuar qytetarët shqiptarë. Dhe detyra jonë është që t’ia bëjmë të qartë ndërkombëtarëve këtë realitet.” tha Kedhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco