Bushkolaj: Gjykata e Strasburgut ka për t’i dhënë shuplakën ‘reformës në drejtësi’ të Ramës

18:47, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari, Elkier Bushkolaj, i ftuar në emisionin Task Force me moderatore Sonila Meçon në SYRI TV tha se Gjykata e Strasburgut në rastin e Salianjit, dosjen partizani dhe çështja e Fredi Belerit, ka për t’i dhënë shuplakën reformës në drejtësi të Edi Ramës.

Bushkolaj theksoi se halli i Edi Ramës në lidhje me Ervin Salianjin, ka qenë çështja vëllait të tij Olsi Ramës.

Një nga vendimet më të mira, që ka marrë për mua Ervin Salianji, ka qenë që vendosi ta zbatojë vendimin e gjykatës, duke pasur parasysh dhe rrethanat se si erdhën, sepse tani çështja do të kalojë në Strasburg. Gjykata e Strasburgut edhe në rastin e Salianjit, unë besoj edhe për dosjen partizani, ashtu si dhe për dosjen e Fredi Belerit, do t’i japë reformës në drejtësi, atë shuplakën që po i japin shqiptarët e ndershëm, që përballen me të dhe denoncimet e opozitës. Drejtësi që është totalisht e kapur edhe e dështuar, dhe deri tani është përdorur si shprehje kirurgjikale ndaj opozitës. Halli i Ramës në raport me Ervin Salianjin, ka qenë vetëm çështja e vëllait të tij. Jemi në kushtet kur Salianji, denoncimin e bëri në kulmin e trafikut të kanabisit drejt Italisë. Vlora atë periudhë ishte kryeqytet i gomoneve, kur niseshin tonelata me kanabis drejt Italisë. Çështja e Olsi Ramës vjen në kohën kur porti i Durrësit, dhe Shqipëria është në nga rrugët kryesore e të trafikut të kokainës në Evropë. Pra janë ato autoritetet italiane që çdo ditë po e thonë, madje rasti i fundit i Suel Çelës, ishte një shuplakë e madhe dhe për SPAK-un dhe për të gjitha institucionet tona të drejtësisë.” tha Bushkolaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco