‘Duke dënuar Salianjin, u investua për të vëllain, Olsi Rama’/ Çollaku: Edi Rama, firmëtari i pastrimit të parave

18:39, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Basir Çollaku shprehet se përmes dënimit t ëish-deputetit Ervin Salianji, kryeministri Edi Rama u investua për të mbrojtur të vëllain e tij, Olsi Rama, teksa akuzat për trafik ndërkombëtar të drogës artikuloheshin edhe në Parlament.

I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, Çollaku tha se me dënimin e Ervin Salianjit, në sistemin e drejtësisë kemi një precedent, që sipas tij do të shkojë deri në GJEDNJ, në Strasburg, për të shkërmoqur një vendim që dënon një indinvid për ‘kallëzim të rremë publik’ për një të vërtetë që të gjithë e dinin.

Sipas Çollakut, ishte fakt dënimi i Geron Xhafës nga gjykata në Itali, ndërsa ishte i vëllai I tij, ministër I Brendshëm, Fatmir Xhafaj që ndërmori nisëm e OFL, por që kurrë një formular I tillë nuk mbërriti në duart e të vëllait trafikant.

Vetë ligji antimafia, sipas Çollakut e kërkon hetimin pasuror për familjen dhe personat e lidhur me personin e dënuar për një vepër penale siç është trafiku ndërkombëtar i drogës, porse kjo nuk u lejua nga Rama, që është vetë firmëtari i pastrimit të parave.

Ne kemi tashmë një model, precedent, kampion ligjor që do shkojë deri në Starsburg për ta shkërmoqur,  për të dënuar një individ për kallëzim të rremë publik, për një të vërtetë që e dinë të gjithë. Që Geron Xhafa është dënuar 7 vite me trafik droge. Salianji u dënua. Pjesa tjetër e çështjes është e paekzekutuar, 99% e njerëzve të dënuar për drogë, operacioni i shpikur nga vëllai i Geron Xhafës u shpik nga ai, OFL.

Në kuadër të ligjit antimafia, që nëse ka një të shkuar e dënim, duhet të nisë hetim pasuror, por edhe i vëllai si personi  lidhur, Fatmir Xhafaj. Një deputet i bundestagut kishte kërkuar hetim për Xhafajm dhe Tahirin.

Pse s’e morën sërish kampionin e zërit të Geron Xhafës. Pse u rreshtua Rama në mbrojtje  radikale të Xhafajt. Të gjithë po diskutonim për Olsi Ramën në trafikun e drogës së vëllait të kryeministrit. E bëri për të mbrojtur të vëllain, u investua për të.

Rama e di se si janë ministrat dhe të afërmit e kabinetit të tij, të përfshirën në bizneset nga paratë e drogës. Firmëtari i pastrimit të parave, Edi Rama. Dhe hapja e shtegut me Geronin e Olsin, i plasnin në burg familjarët. Gjithë këto ikjet që bën nëpër bashkitë për të liruar karriget, ai duhet të lirojë karrigen e kryeministrit e më pas karriget e tjera shkojnë në vend vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco