Gazetari Elvi Fundo, e konsideron vendimin e kësaj të marte të Gjykatës së Lartë për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, një certifikim të dy vendimeve të shkallës së parë dhe të dytë të GJKKO.
I ftuar në Syri Tv në edicionin e pasdites, nën moderimin e Edvin Parrucës, Fundo tha se Veliaj i ka shanset e larta për të prishur provat, çka e ka dokumentuar edhe në seancat gjyqësore në GJKKO dhe Apelin e GJKKO, siç ishte rasti me ligjvënësen socialiste Klotilda Bushka apo edhe kërcënimet ndaj dëshmitarëve nga qelia e paraburgimit në Durrës.
Sipas gazetarit Fundo, SPAK duhet të nxitojë për të hetuar dosjen e incineratorit të Tiranës, pasi në këto ditë ku temperaturat arrijnë në mbi 40 gradë celcius rrezikojnë rënien e zjarreve në landfillin e Sharrës, ku pasojat do të ishin një katastrofë e vërtetë jo vetëm për zonën por edhe për të gjithë kryeqytetin.
Fundo këmbëngul që SPAK, duhet të nxitojë që ta dërgojë sa më shpejt Veliajn në gjyq me akuzat që ka, ndërsa hetimet të mos ndërpriten, pasi mund të dalin të tjera prova apo akuza të reja për kryebashkiakun tashmë të burgosur.
Kjo mund të ndodhë dhe me Veliajn, pasi të mbledhë provat e të kërkojë një shans për të kërkuar lirinë. Është provuar se mund të prishë provat. Salianji është ndryshe, ka kryer burg. Në rastin e Veliajt edhe pse ka pasur thashetheme nga r mediat e incineratorëve, krijuan strategji se Veliaj mund të lirohej në Gjykatën e Lartë.
Gjykata e Lartë tregoi se cilësia e lartë e hetimeve ishte e paprecedentë. Akuzat janë 13 dhe duhet të kemi standarde më të mira të drejtësisë, sa më shpejt këto akuza të çohen në gjykatë që të mos ketë pretendime mediatike apo nga studio ligjore.
Prokurorët këto dosje duhet t’i çojë sa më shpejt e t’ia çojë akuzat në GJKKO, dhe rrugës mund të hetojnë e të hapin fashikuj të tjerë. Kolegët e Dumanit, Dritan Prençi të mos flejë mbi dosjet e incineratorëve, letrat e faktet për incineratorin e Tiranës, është në prag katastrofe, fatmirësisht s’u kapsulua plotësisht. Me temperaturat e larta të lusim Zotin të bjerë shi e të mos bjerë zjarr, se do ishte katastrofike.
Veliaj ka përdorur strategji të ndryshme, anatemoi prokurorin Ols Dadon, gjyqtarin Erjon Bani dhe Engert Pëllumbi. Vendimi i GJL është një certifikim i vendimeve të shkallëve të tjera.
Me vendimin e GJL, sot kemi drejtësi për Ardit Gjoklajn, incineratorët, sheshet e trotuaret e zëna në Tiranë. Është një vendim i drejtësisë që duhet të kishte ardhur më parë. Ata që thonë se janë ndjekur standarde të njëjta me Metën dhe Berishën, i kanë vetëm propagandë.
© SYRI.net