SYRI TV
Edi Rama ka dërguar në Elbasan për të fshehur gjurmët e krimit mjedisor dy ministrat Ervin Hoxha dhe Piro Vëngu. Në tentativë për të fshehur krimin ministri Hoxha ka gënjyer publikisht duke pohuar se inceneratori punon, por nuk përballon fluksin e plehrave. Ministri vëngu shkoi edhe më tej për fshehjen katastrofës, duke pohuar se tymi i plehrave shkarkuar në ajër nuk Ishte toksik dhe i dëmshëm për qytetarët.
Ndërsa fatura e abuzimit në inceneratorin e Elbasanit ka shkuar në mbi 40 milionë euro, ministrat e Edi Ramës kanë marrë përsipër të gënjejnë publikisht për të duke deklaruar se Inceneratori funksionon. Sot pas 7 ditësh në flak të landfillit, dy ministrat Ervin Hoxha dhe Pirro Vëngu shkuan pranë ladfillit që krijoj katastrofë mjedisore për të deklaruar se gjurmët e krimit ishin zhdukur. I pyetur nga Syri TV, ministri Ervin Hoxha ka habitur me përgjigjen e tij duke deklaruar se inceneratori i Elbasanit është në punë, por ka mbingarkesë.
Kjo deklaratë e ministrit përgënjeshtrohet nga kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja, i cili më pak se një muaj më parë, kur kërkoi rritjen e tarifës në Këshill Bashkiak shprehej se inceneratori nuk punon, ndërsa administratori I ECO ELB, Leli Kaja deklaroi para këshillit se inceneratori është jashtë funksioni pasi i është prishur turbina e për tu rregulluar kërkon 7 milionë euro, që Komania nuk i ka.
Ndërsa mali me plehra digjej në mjedis të hapur, e ministri i brendshëm gënjen publikisht, skandaloze ishte edhe deklarata e Ministrit të Mbrojtjes Pirro Vëngu, i cili deklaroi para gazetarëve, se tymi i përhapur në atmosferë, nuk ishte i dëmshëm për shëndetin e qytetarëve.
Ndërsa mbeten të paqarta dyshimet e zjarrvënies në incenerator, ekspertë të mjedisit dhe opozita e cilësojnë të qëllimshme edhe për shkak të ezaurimit të kapaciteteve apo fshehjes së krimeve të tjera në këtë landfill.
© SYRI.net