Gazetarja Alba Kepi ka qenë e ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv. Ajo në bisedë më moderatorin Arnold Kariqi ka komentuar zhvillimet e fundit pas disa goditjeve te grupeve kriminale shqiptare nga antimafia italiane. Ajo ka shpjeguar edhe poizcionin e SPAK në këto zhvillime.
Alba Kepi: ...Një aleancë mjaft e fortë e strategjikë ndërmjet klaneve mafioze ndrangetiste me bazë në kryeqytetin italian, Romë, dhe klaneve e familjeve shqiptare të cilët kanë bazën e tyre të tranzitimit por edhe të shpërndarjes së kokainës dhe hashashit po në Romë, në kryeqytetin Italian. Janë 28 urdhra ndalimi, 5 prej tyre janë ekzekutuar në Spanjë, dhe në listën e emrave që zbardhëm pak çaste më parë në redaksinë e Syrit, figurojnë se janë 10 shtetas shqiptarë.
Baza e këtij operacioni ka qenë hetimi ndaj një 57- vjeçari kalabrez, me aktivitet dhe sipërmarrës në territorin italian, së bashku me familjen e tij. Hetimi për të ka bërë të mundur të zbardhe edhe bashkëpunimin që ai bënte me grupin, apo kriminalitetin e organizuar shqiptar. Roli i shqiptarëve është tashmë i qartë. Shfrytëzojnë degët e tyre, lidhjet e tyre, klanet apo grupet që kanë bashkëpunim në portet kryesore evropiane kryesisht në Spanjë dhe Holandë.
Një skemë e njohur që kësaj here zbardhi lidhjet ndranghetiste të mafies kalabreze me klanet mafioze shqiptare dhe ku bazë e aktivitetit të tyre ishte shtrirë edhe në qytete të tjera italiane.
Arnold Kariqi: Sa shqetësuese janë rrjette shqiptare dhe fare roli kane ne mafien italiane.
Alba Kepi: Ne para se të përcillnim këtë informacion, kemi dhënë lajmin e kapjes se 457 kilogramëve kokainë në një port në Kalabri. Ky operacion nënvizohej se i kishte dhënë një goditje krimit ndërkombëtar. Roli i shqiptarëve identifikohet jo pak herë. Dhe kjo tregon se sa alarmuese është shtrirja dhe fuqia që ata po marrin e jo vetëm në Itali por edhe në Evropë. Mafia shqiptare dhe grupet kriminale shqiptare janë kryefjala të çdo goditje dhe sa herë që ka operacione të tilla të antidrogës italiane.
Ajo çka kam mundur të mësoj sot në kaq vitë sa përcjell raste të tilla, është se shqiptarët kanë aq fuqi organizative, aq sa në porte i presin grupe të caktuara shqiptare që nxjerrin çantat me droge dhe pastaj i mbyllin serish kontejnerët pothuajse ashtu siç kanë qenë mbyllur në fillim kur është nisur.
Arnold Kariqi: Pak ditë më parë u godit grupi i Suel Çelës në Itali. Sa problematik është ky rast?
Alba Kepi: Ky është operacioni i parë që shfaq një rrjet të tillë riciklimi parash. Nëse në të gjithë operacionet e këtyre viteve është zbardhur se si grupet kriminale shqiptare, mafia shqiptare, apo familjet e mëdha shqiptare të lidhura me narkotrafikun edhe pse e kryen këtë aktivitet në Evropë, në Amerikën Latine, në Itali, në Gjermani, në Holandë, në Spanjë, paratë e fituara i riciklonin të gjithë në vendin e origjinës. Kësaj here ne Elbasan, apo në Durrës apo në territorin shqiptar. Ky operacioni i Veronës zbardhi për herë të parë që paratë e fituara nga trafiku i kokainës i drogës...pas riciklimit që kryhej në Shqipëri këto para ricikloheshin ose investoheshin në Verona në pasuri të patundshme.
Ka një bashkëpunim me strukturat shqiptare që respekton legjislacionin dhe territorialitetin.
© SYRI.net