Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka lënë qelinë në burgun e Fierit, pas vendimit të lirimit që dha Gjykata këtë të martë.
Jashtë burgut, Salianji tha për gazetarët se do të vazhdojë të bërë politikë në çdo rrethanë dhe se betejën e tij me drejtësinë, do ta vazhdojë deri në Strasburg.
Ervin Salianji: Që nga tani, siç e dini do ta vazhdoj këtë betejë. Siç e thashë e thashë edhe në Gjykatën e Fierit sot, unë do të bëj politikë në çdo rrethanë dhe do të vazhdoj betejën deri në Strasburg.
Unë nuk kam bërë burg as për vjedhje e as për ndonjë krim, nuk kam asnjë përfitim personal. Burgosja ime ka qenë vetëm për arsye politike. Unë kam bërë denoncimin e një të dënuari për trafik ndërkombëtar droge dhe kam bërë burg në vend që të shpërblehesha.
Salianji deklaroi gjithashtu se burgosja e tij ka qenë një hakmarrje politike për ta shmangur nga gara zgjedhore.
“Më shumë se 9 muaj burg këtu në Fier për arsye politike, i dënuar për shkak se kam denoncuar dhe kam çuar para drejtësisë një trafikant ndërkombëtar droge. Siç e shihni, është edhe një vetëdemaskim edhe nxjerrja në këtë periudhë. Është dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore, është dënim për shkak të fitores që kam pasur në raport me PS-në,” tha Salianji.
© SYRI.net