Ish-deputeti I Partisë Demorkatike Ervin Salianji është liruar nga qelia pas 9 muaj burgim politik. Vetëm 2 muaj e gjysë para pëfundimit të dënimit, Gjykata e Fierit vendosi lirimin me kusht. Avokati Ledio Braho e ka cilësuar dënimin politik nga njhë procesi padrejtë, ndërsa vetë Saliani ka njoftuar një komunikim me mediat në orën 17: 00 nga selia e Partisë Demokratike.
SYRI TV
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është liruar nga qelia pas 9 muajsh burgim politik. Salianji u burgos pasi denoncoi denoncoi dënimin në Itali dhe përfshirjen e vëllait të Fatmir Xhafës në trafik droge.
Ndërsa qëndroi në qeli prej muajit tetor, sot Gjykata vendosi lirimin 2 muaj e gjysmë para përfundimit të dënimit, me konfirmim edhe të prokurorit të çështjes dhe raportit pozitiv të përcjellë nga Drejtoria e Burgjeve. Pas daljes nga salla e gjyqit, i shoqëruar nga toga e shoqërimit, Salianji u shpreh se në orën 17: 00, do të mbajë edhe një konferencë për shtyp nga Selia e Partisë Demokratike.
Avokati Ledio Braho u shpreh pas vendimit, se Ervin Slianji ishte një i dënuar politik, dhe se i gjithë procesi ndaj tij ishte i padrejtë.
Ervin Salianji vuajti dënimin në burgun e Fierit për 9 muaj, ndërsa sot gjykata e këtij rrethi vendosi lirimin e parakohëshëm me kusht. Edhe pse pse me një vendim lirimi, as ditën e sotme nuk u kursye shoë i shoqërimit me pranga dhe forca të shtuara sigurie ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike.
© SYRI.net