U ka dhënë vetë lejet - Rama flet sikur të kishte marrë drejtimin e qeverisë sot: Kanë marrë hov të madh...

U ka dhënë vetë lejet - Rama flet sikur të kishte marrë drejtimin e qeverisë sot: Kanë marrë hov të madh...

14:55, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish aksionin në Vlorë për lirimin e hapësirave publike.

Duke folur në një video-live nga makina, Rama ka theksuar se është e pafalshme që Vlora të mos ketë ujë të pijshëm, duke e vënë fajin te autoritetet lokale.

Edhe për të qarë edhe për të qeshur. Ne kulmin e sezonit turistik kujtohet se Vlora nuk ka ujë dhe për këtë fajtor janë rilindësit lokale e jo rilindësit qëbdrorë. Kjo është tallja më e madhe që u është bërë ndonjëherë vlonjateve.

Ndërkohë që duke folur për lirimin e hapësirave publike, Rama theksoi se të njëjtën gjë që po bëjnë tani në Vlorë, do e bëjnë dhe në qytetet e tjera. 

"Siç bëmë në Vlorë, do bëjmë në Tiranë, në Fier, Durrës, Shkodër, sepse këto qytete kanë marrë hov të madh, do përballen me sfida të reja. 

Recitali i pasaportës evropiane tani është zëvendësuar më hapësirat publike. Nuk ka mënyrë tjetër për të larguar vëmendjen nga skandalet e njëpasnjëshme dhe merret me lejet që u ka dhënë vetë qytetarëve, ne mos ai vetë, ekipi i tij i patronazhistëve që nëpërmes këtyre lejeve masakruan procesin e 11 majit duke vjedhur e blerë vota në favor të qeverisë së tij.

Rama në deklaratën e ti  ngul këmbë serish se prokuroja e Shkodrës paska patur faj se në mes të zonës, ditën për diell dikush pas vu ca kontejnerë. Ndërkohë harron, ose bën sikur, që të gjithë pushtetet i ka nën kontroll dhe nën shërbim 24 orë. Apo ishte kohë fushate e nuk mundej që të ndalonte ndonjë votëmbledhës të rilindjes. Hipokrizia dhe kërcënimi tashmë janë bërë pjesë e çdo deklarate publike të tij.

Tymi i Elbasanit, Tiranës dhe Vlorës po mbulon gjithë Shqipërinë. Ai s’po gjen mënyrë që të mbyllë këtë skandal të madh, vetëm të hapë edhe një tjetër me të njëjtat përmasa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco