SYRI TV/ BSH alarm për braktisjen e bujqësisë, Sejko: Bujqësia është lënë pas dore

14:52, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bujqësia që siguron 20 për qind të prodhimit të Brendshëm Bruto si dhe punëson 1/3 e popullsisë është lënë në mëshirë të fatit. Shqetësimi është ngritur nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko i cili u shpreh se është lënë jashtë vëmendjes dhe për këtë sugjeroi politika për mbështetjen financiare të fermerëve.

SYRI TV

Guvernatori i Shqipërisë Gent Sejko ka ngritur shqetësimin për braktisjen e sektorit të Bujqësisë. Gjatë tryezës e diskutimi mes bankës së Shqipërie dhe ministrisë së financave për sektorin e Bujqësisë. Sejko u shpreh se ky sektor që punëson 1/ 3 e popullsisë si dhe siguron 20 përqind të Prodhimit të Brendeshëm Bruto, por është lënë jashtë vëmendjes së mbështetjes fianciare. Sejko ka sugjeruar politika të reja kreditimi dhe mbështetje financiare, në një kohë që ky sektor po shkon drejtë falimentimit.

Deklaratat e Gent Sejkos vijnë në një kohë kur bujqësia ka rënë në pikiatë, kur shumë fermerë kanë deklaruar së po falimentojnë për shkak të mos pasjes ndihmë nga qeveria dhe mos marrjen e subvencioneve.Në vitin 2024 bujqësia ka rënë në nivelet e 15.45% të prodhimit të brendshëm bruto duke konfirmuar edhe njëherë se vendi po humb një nga sektorët kyç të ekonomisë së tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco