SYRI TV/ BE i kundërpërgjigjet presioneve të Ramës, Gonzato: Të ndalen presionet ndaj gjyqësorit

14:50, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bashkimi Europian i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Edi Rama, duke ngritur alarmin për presione politike ndaj sistemit të drejtësisë, një ditë pasi shefi i qeverisë kërkoi publikisht shkarkimin e një prokuroreje. Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato bëri thirrje që  të ndalen presionet ndaj gjyqësorit dhe i kërkoi politikës të përmbahet në deklarata, pasi cenon  besimin dhe punën e sistemit të drejtësisë. 

Syri TV

Sulmi dhe presioni publik i kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi shkarkimin e një prokuroreje duke ndërhyrë në sistemin e drejtësisë, ka alarmuar Bashkimin Europian. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i ka bërë thirrje të prerë të ndalen presionet  e politikës ndaj drejtësisë, duke kërkuar që politikanët të përmbahen në deklaratat e tyre dhe të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Gonzato: Pavarësia kërkon respektim të plotë ndaj magjistratëve dhe besim te puna e tyre. Presioni i çfarëdolloj forme, privat apo publik, politik apo nga grupe private interesi dëmton rëndë besimin publik. Për këtë arsye të gjithë duhet të përmbahen dhe të mos ushtrojnë presion të çfarëdolloj forme dhe të respektojnë mekanizmat ligjore dhe të rishikimit gjyqësor që ekzistojnë. Pavarësia pa llogaridhënie rrit rrezikun për abuzime me pushtetin. Llogaridhënie pa pavarësinë e garantuar mund të çojë në mosndëshkueshmëri. Reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej dhe një kontribut të madh për ecurinë që ka bërë Shqipëria drejt BE. Ka ende shumë punë për të bërë sa i takon zbatimit të kësaj reforme. 

Deklaratat e shefit të delegacionit në Shqipëri, u bënë gjatë një tryeze, me fokus reformën në drejtësi, ku Gonzato theksoi se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në procesin e integrimit dhe sidomos në fushat që lidhen me luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco