'U kthejmë qytetarëve hapësirat publike'/ Rama në hall të madh, kopjon Veliajn e 10 viteve më parë

'U kthejmë qytetarëve hapësirat publike'/ Rama në hall të madh, kopjon Veliajn e 10 viteve më parë

13:30, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama duket se është në hall të madh pasi grabiti mandatin e katërt me farsën elektorale të 11 majit, duke u kthyer 10 vite mbrapa në aksionet për lirimin e hapësirave publike.

Me një arrogancë tipike të një narkodiktatori, Rama është kthyer te aksionet e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ku ky i fundit, lirimin e hapësirave publike e propagandonte që në gusht të vitit 2015.

Çfarë e ka detyruar narkokryeministrin Edi Rama të kopjojë kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj? Apo mos vallë grabitja e zgjedhjeve të 11 majit e denoncuar nga opozita brenda dhe jashtë vendit te partnerët ndërkombëtarë, masakra mjedisore me helmimin e qytetarëve të Elbasanit dhe Vlorës, me djegien e mbetjeve në landfille, e kanë nxjerrë Ramën lakuriq në sytë e shqiptarëve dhe jo vetëm?

Mesa duket, nevoja për të hequr vëmendjen nga këto krime të rënda ndaj qytetarëve, e kanë detyruar narkodiktatorin Edi Rama të kthehet në hapat e ish-benjaminit të tij Erion Veliaj.

Zhvillimet e vrullshme së fundmi duket se ia kanë prishur gjumin Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco