Berisha: Qëllimi kryesor i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike Salianjit, që ai të mos kandidonte më në parlament, se e kishte tmerr

Berisha: Qëllimi kryesor i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike Salianjit, që ai të mos kandidonte më në parlament, se e kishte tmerr

13:27, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në konferencën me gazetarët të zhvilluar sot, kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se qëllimi kryesor i Edi Ramës ka qenë shkëputja nga politika e Ervin Salianjit.

Burgosja e këtij të fundit sipas Berishës, ishte për qëllimin që të mos kandidonte më për deputet dhe për të mos qenë kështu pjesë e Parlamentit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Ervin Salianji është një nga drejtuesit e PD, aktiv dhe do japë kontributin e tij.

Sikundër u garantoj se ai do të damkosë në të gjitha shkallët ndërkombëtare të gjyqësorit, sepse qëllimi kryesor i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike atij, që ai të mos kandidonte më në parlament se e kishte tmerr.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, dy bosë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit, u plagosën rëndë nga denoncimet e Ervin Salianjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco