VIDEO/ Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit

11:21, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ervin Salianji ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, ku mbahet seanca mbi kërkesën e tij për lirimin me kusht.

Shërbimi i Provës pritet të paraqesë seancën e sotme raportin e tij, në bazë të të cilit gjykata do vendosë për pranimin ose rrëzimin e kërkesës.

Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, ku sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco