'Kandidati për kandidat', një roman për politikën, Çejku: ‘Kandidati’, viktimë e sistemit por edhe ambicjeve të veta…

10:27, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Arben Çejku i ftuar në emision KAFE SHQETO në syri tv tha se do kalojnë disa dekada që këto përplasjet politike që kemi sot do ta humbin velen e tyre por letërsia do të ngelet.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri diplomati Çejku autor i “Kandidati për kandidat” një roman për politikën, tha se paradoksi është në të gjithë skenën politike në tersi. Ka nevojë për një shkundje dhe një përthithje të vlerave.

Flavio Qarri: Siç nuk kemi sistem ekonomik, nuk kemi as sistem politik më duket...

Arben Çejku: Është një problem i madh në fakt. Është një temë që është diskutuar politikisht aq shumë sa njerëzit janë lodhur duke diskutuar për politikën, nevojën për reformimin politik, Kurse unë e kam tërhequr vëmendjen edhe tek një aspekt kulturor tek një traditë që mbetet, duke qenë se kalojnë vitet, do kalojnë disa dekada dhe gjithë këto përplasjet politike që na duken shumë të rëndësishme sot do ta humbin rëndësinë e tyre. Por letërsia mbetet, ajo që i vë një lloj vule të themi. Dhe kemi shumë vepra të tjera në historinë e letërsisë shqiptare që kanë ndikuar më shumë në politikë se sa vetë disa vepra politike. Mund të kisha shkruar një ese politike, por efektin që e jep letërsia është diçka krejt tjetër. Të gjithë flasim për nevojën e ndryshimeve por në fakt duhet të ndryshojmë edhe si mentalitet. Duke nisur nga ata që duan të garojnë e deri tek ata që menaxhojnë të gjithë këto burime njerëzore le të themi. Gjithë këto potenciale.

Kemi një zhvendosje nga aksi i idealeve, i parimeve dhe i koncepteve politike i ideve politike, tek një lloj menaxhimi administrativ i të gjithë atyre njerëzve që duan të merren me politikë. Dhe ka një kompromis jo të ndershëm midis atyre që duan të futen në politikë për të përfituar dhe atyre që janë në politikë dhe menaxhojnë frenat e politikës. Dhe e dinë këtë gjë dhe i marrin dhe i përdorin për të përfituar. Për të menaxhuar të gjithë ato probleme. Dhe paradoksi nuk është vetëm në njërin krah. Është në të gjithë skenën politike në tersi. Dhe ju e thatë shumë mirë që ka nevojë për një shkundje të mentalitetit por edhe të sistemit, të përthithjes së vlerave. Pra nuk mund ta lëmë këtë gjë në rrjedhje të lirë. Për administratën publike me gjithë vërejtjet që janë ka të paktën formalisht një lloj filtri, një drejtori. Kurse në politikë nuk ka. Për shembull, ishin kandidaturat e fundit të Partisë Demokratike, 460 veta për 120 vende. Kishte një fluks, një sufiçencë të madhe emrash, njerëzish pa pyetur veten. More ja vlej unë. Pra duhet të ja drejtojmë vetes gishtin. Ky “Kandidati për Kandidat” edhe është viktimë  sistemit  por është pak a shumë edhe viktimë e ambicieve të veta të brendshme. Pra që herë pas here e tejkalojnë atë kufirin, limitin e mundësisë. Ore për çfarë kërkojmë të hyjmë në politikë. Të tregohemi të ndershëm. Atëherë, unë dua të hyj, të punoj në Kuvendin e Shqipërisë të marr një rrogë sa shkon ajo 3-4 mijë euro. Dhe jam shumë i sinqertë dhe i ndershëm me të gjithë ata që me kanë dërguar atje.

Por nëse shtrohet në nivel përfaqësimi, atëherë duhet të ndryshohet edhe formula e pranimit, edhe ambiciet duhet të orientohen pak më ndryshe. Nuk është një shesh me lule që të futesh në politikë. Është biznesi më i vështirë, është gara më e vështirë. Por kjo garë natyrisht, nga ata që e menaxhojnë duhet të vendosin disa kritere....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco