Andi Tepelena: Po prishim çadra dhe karrige, ndërsa harrojmë katastrofat ekologjike që po shkatërrojnë Shqipërinë

10:04, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktivisti Andi Tepelena ka reaguar me tone kritike ndaj aksioneve të fundit të prishjeve në disa zona urbane, duke e cilësuar situatën si absurde dhe selektive.

Në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, aktivisti Tepelena tha se  ndërhyrjet në kulmin e sezonit turistik ndaj bizneseve të vogla janë një përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen publike nga problemet e mëdha që përballon vendi, sidomos ato ekologjike.

Ai përmendi ndotjen në lumin Fan, rrezikun në Vjosë dhe në Tushemisht, si dhe sfidat që lidhen me ligjin për zonat e mbrojtura, duke e cilësuar këtë të fundit si një provë kritike për Gjykatën Kushtetuese dhe për të ardhmen mjedisore të Shqipërisë.

ANDI TEPELENA: Përdore një batutë të Alba Malltezit që ‘je i vetmi - je i vetmi’... Unë besoj se Edi Rama është i vetmi që do të vërë një kullë me portretin e Skënderbeut në çdo qytet të Shqipërisë pas zgjedhjeve. Unë mendoj se thelbësore është që po merremi me çadrat e disa bizneseve të vogla. Unë kalova dje tek Pazari i Ri dhe po shembeshin në kulmin e sezonit, vapë ishte aty dhe turistët ishin duke ngrënë. Ishte si gjendje lifte. Ishin traumatizuar dhe thoshin ‘çfarë po ndodh aty’.

Shoh që ky aksion ishte selektiv. Në lagjen time akoma nuk kanë filluar. Dihen disa personazhe që janë të lidhur me bashkitë dhe nuk po u prishet akoma. Unë mendoj se do të jetë selektive, një fushatë për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet ndërkombëtare. Tani po merremi me çadrat e karriget, ndërkohë po harrojmë Elbasanin. Plehrat vijojnë e digjen, vatra është aty. Kemi lumin Fan, i cili është bërë në ngjyrë kromi. Është një ndotje katastrofave. Edhe Vjosa po ashtu.

Dhe këto bëhen shqetësim në mediat ndërkombëtare dhe kryeministri e ka problem shqetësimin e ndërkombëtarëve. Janë të gjitha këto probleme ekologjike të rënda, mos të harrojmë as në zonën e manastirit, në Butrint, ajo pika e vogël blu. Ajo po bëhet shumë e madhe.

Kemi Tushemishtin që sipas një raporti të UNESCO-s, është një zonë e rrezikuar. Këtë muaj kemi një ligj në Gjykatën Kushtetuese për zonat e mbrojtura. Një nga ligjet më problematike, më delikate. Nëse kjo gjykatë e hedh poshtë këtë ligj, ditë më të zymta e presin Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco