'Noizy, nga fushata për Ramën te arrestimi në Zvicër', Gazetari: Goditje për imazhin e Shqipërisë

09:34, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nefail Maliqi, gazetar në Zvicër, nga studioja e “Kafe Shqeto”, ka komentuar arrestimin e këngëtarit Noizy në Zvicër, duke e cilësuar këtë ngjarje si një goditje të fortë për imazhin e shqiptarëve në diasporë dhe në veçanti për reputacionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, rasti i Noizyt dallon nga rastet e mëparshme të artistëve të rajonit që janë ndaluar për arsye teknike si mungesë vize apo mosnjoftim për mbajtjen e koncerteve në një shtet si Zvicra, ku siç thekson Maliqi funksionon një sistem i fortë juridik.

Ai ngre shqetësimin se ndalimi i një figure publike të lidhur me krime të rënda dhe dhunë përbën një dëm serioz për përfaqësimin e shqiptarëve jashtë vendit, veçanërisht kur këto figura janë ekspozuar publikisht përkrah liderëve politikë.

Nefail Maliqi:

"Vizitat e këngëtarëve që marrin pjesë në koncerte, nga Shqipëria, Kosova apo Ballkani, nuk është ky arrestimi i parë, por ka pasur edhe të tjera të këngëtarëve.

Këtu desha të theksoj, dallimi mes arrestimit të fundit të Noizyt dhe këngëtarëve të tjerë është se këta janë arrestuar si mungesë e vizës apo për shkak të mosnjoftimit të mbajtjes së koncertit, sepse dihet se këtu funksionon shteti juridik.

Noizy është arrestuar për krime të rënda e të dhunshme dhe po presim se çfarë do të bëhet rreth kësaj ngjarjeje.

Ju e dini se në Zvicër janë mbi 300 mijë shqiptarë, me leje e konfirmuar edhe nga vetë qeveria zvicerane dhe unë kam kontaktuar edhe me Zyrën Federale të Statistikave, ata e thonë 500 mijë shqiptarë dhe kuptohet se pjesa dërrmuese janë nga Kosova.

Mund të them se shqiptarët në Zvicër janë shembull suksesi, e ky arrestim i fundit më shumë e ka humbur imazhin e Shqipërisë.

Pse e them këtë? Sepse ne e kemi parë këtë artist krah për krah me krerët e shtetit shqiptar, e kemi parë në fushatën e fundit me Edi Ramën dhe kjo e ka dëmtuar imazhin e vendit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco