Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët salla Azem Hajdari , selia e PD

SYRI TV/ Rama paralajamëroi Kristian Shkrelin, sekuestrohet telefoni i kryebashkiakut Shkreli

13:37, 15/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas paralajmërimit publik që i bëri Edi Rama kryebashkiakut të Vaut të Dejës, se po luante me dy porta, SPAK dhe BKH janë vënë në lëvizje, duke i sekuestruar telefonin Kristian Shkrelit.

Dyshimet janë se Shkreli ka thyer besimin e Edi Ramës, duke mbledhur vota për PSD-në e Tom Doshit, pasi në bashkinë Vau Dejës, Partia Social Demokrate doli forcë e parë në zgjedhjet e 11 majit, duke lënë PS-në në vend të tretë.

Bashkë me Shkrelin, ka dyshime se janë shoqëruar edhe pjesëtarë të tjerë të shtabit të PSD në qarkun e Shkodrës. Deri më tani, SPAK ka kryer dy arrestime të personave të cilët dyshohet se kanë blerë vota për partinë e Tom Doshit.

Ky ishte paralajmërimi që Kryeministri Edi Rama i bëri Kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, vetëm një javë para zgjedhjeve.

11 ditë pas kësaj deklarate, agjentët e BKH-së dyshohet se i kanë sekuestruar telefonin kryebashkiakut të Vaut të Dejës, i cili, siç duket nga dyshimet e Kryeministrit Edi Rama, ka punuar për t’i dhënë vota Partisë Social Demokrate të Tom Doshit, që në Vaun e Dejës ka dalë forcë e parë, duke nxjerrë PS-në në vendin e tretë.

Dyshimet janë gjithashtu se, gjatë operacionit ku është sekuestruar telefoni i Kristian Shkrelit, janë shoqëruar dhe disa persona të dyshuar për krime zgjedhore, të cilët dyshohet se janë pjesë e shtabit të PSD në qarkun e Shkodrës.

Dhe duket se kjo është provë që tregon se SPAK nuk merret me krimet zgjedhore, batërdinë që bëri Edi Rama për të marrë mandatin e katërt më 11 maj, por t’i sulet çdokujt që ka prekur interesin e Kryeministrit.

Deri më tani, SPAK ka kryer disa kontrolle ku dyshohet se janë sekuestruar materiale komprometuese për shit-blerjen e votës nga shtabet elektorale të Partisë Social Demokrate në disa qarqe të vendit. Ndërsa në Fier dhe në Kukës, SPAK ka arrestuar tre persona deri më tani, të përfshirë në blerjen e votave për Partinë Social Demokrate që drejtohet nga Tom Doshi.

Në Fier u arrestua Pandeli Bozha, babai i kandidates për deputete të PSD, Limonera Bozha, i cili dyshohet se ka kryer krime zgjedhore. Ndërsa në Kukës, pas përfundimit të procesit të votimeve, u arrestuan dy kushërinj të dyshuar se kishin blerë vota për Partinë Social Demokrate.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco