Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

SHBA i heq non gratën Berishës/ Miu kryeministër e kupton ç’ka ndodhur, por bën sikur…

SHBA i heq non gratën Berishës/ Miu kryeministër e kupton ç’ka ndodhur, por bën sikur…

12:45, 08/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama mesa duket nuk ka nerva për tu marr me fushatën e tij dhe me kandidatët që i ka me “damkë” por nis dhe merret me kryedemokratin Sali Berisha dhe reagimet mbarëbotrore për të.

Duke qënë se i frikësohet mbështetjes që po merr Berisha, dhe se “kalaja me mashtrimet” e tij po shembet ai ka zgjedhur të bëjë ironi ndaj lajmeve që qarkulluan për rikthimin e lejimit të udhëtimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi lajmin si një “tallje” dhe një tjetër iluzion i krijuar nga apozita. Ai mundohet ta shesë në publik këtë sikur bëhet fjalë për manipulim të mbështetësve të opozitës përmes propagandës dhe iluzioneve të pavërteta.

“Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt...", kështu shkruan Rama, investitori kryesor i kësaj "damke". Tashmë shumë i merzitur se milonat që harxhoi për ta shpallur non grata Berishën duke shfrytezuar Sorosin e madh edhe atë të voglin po i shkrihen. 

Ndërkohë gazetari amerikan Mark Caputo ishte shumë i qartë kur i referohet Departamentit Amerikan të Shtetit dhe e publikoi në llogarinë e tij në X se, Berishës, praktikisht i është hequr non grata, dhe ai mund të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara.

Caputo shkruan: “E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA.

Gazetari zbardh edhe përgjigjen e plotë të DASh: Ne japim shpesh përjashtime për të lehtësuar udhëtimet e personave të përcaktuar në SHBA në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare dhe interesat kombëtare. Nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhënia me Shqipërinë të bllokohen nga vendime të politizuara të epokës Biden.

Kjo është dhimbja e madhe e Ramës, dhimbje që as pista e gjatë e betonit në aeroportin elektoral të Vlorës nuk ja nxë. Por askush nuk e ndihmon dot. As banda e mediave të inceneratorve, as shoqatat e ish grave të tij apo kolegëve të tij, as Blinken që tashmë është non grata në vendin e vet e ka halle, por as Sorosi me paratë e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco