Prokuroria e Posaçme sekuestron dokumentet e kompanisë ndërtuese të tunelit të Llogarasë.
Raportohet se janë sekuestruar dokumentet e kompanisë ‘Hill International NV’. Urdhri për sekuestrimin e dokumenteve është dhënë nga prokurori Dritan Prençi.
Dokumentet, shërbimet e realizuara nga kompania dhe stafi i angazhuar për ofrimin e shërbimit, po kalohet në “sitë” nga SPAK ndërsa po analizohen edhe të dhënat mbi të ardhurat, kostot dhe fitimin.
Një hetues i BKH është angazhuar për veprime hetimore.
Tuneli i Llogarasë është një nga aferat korruptive më të mëdha në vend.
Skandali u denoncua nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në intervistën për Çim Peka LIVE.
Ai tha se kjo aferë korruptive kap vlerën e të paktën 50 milionë eurove.
Në intervistën e dhënë në Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj u shpreh se tenderi i fituar nga kompania shqiptare me një vlerë 140 milionë euro është anuluar dhe pas takimeve në Ankara të Turqisë, i është dhënë tenderi një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë.
Aktorët kryesorë të kësaj afere janë Edi Rama dhe Belinda Balluku.
© SYRI.net