Zgjidhja: Rama nuk heq dorë. Ju tregoj planin e tij mafioz, për të mbushur vendin me plehra

Zgjidhja: Rama nuk heq dorë. Ju tregoj planin e tij mafioz, për të mbushur vendin me plehra

10:19, 04/07/2017
A+ Aa A-

Partia Zgjidhja ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për importin e mbetjeve dhënë në televizionin francez “France 24”.

Në një deklarata për mediat, Zgjidhja akuzon Ramën, se kërkon ti hapë rrugë importit të mbetjeve dhe dekonspiron planin e tij, për të mbushur vendin me mbetjet e Europës.

Reagimi i Partisë “Zgjidhja”

Pa bërë ende betimin para Kuvendit, pa mbajtur ende fjalimin e politikave publike që do të zhvillojë gjatë mandatit të dytë, dhe pa shpallur ende qeverinë e re, kryeministri Rama, ka nxitim në formë makthi, si t’i hapë rrugë importit të plehrave.

Me kokën e tij, pa pyetur njeri, me një përbuzje të pashoq për opinionin publik vendas, ai ia rezervoi një stacioni të huaj televiziv, vendimin më delikat që mund të merret në Shqipëri në lidhje me importin e plehrave. Zgjidhja denoncon orvatjet e kryeministrit për ta justifikuar importin e mbetjeve me legjislacionin europian.

Komisioni Europian është shprehur se Shqipëria nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e mbetjeve të importuara. Rama ende nuk ka marrë rezultatin e hetimit mbi mijëra tonelatat e plehrave të rrezikshme që kanë hyrë nga Durrësi për gjoja tranzit në Maqedoni dhe që s’kanë dalë kurrë nga territori shqiptar.

Atij s’i interesojnë këto hetime, po ku të groposë helmet e huaja në tokën tonë. Edi Rama s’paska marrë mësime nga e kaluara e afërt. Ai e kishte edhe shumicën me “1 milion” vota me 2013 dhe vrapoi t’u bënte peshqesh shqiptarëve armët kimike siriane.

 Pastaj edhe të kërkonte të kalonte në parlament ligjin për importin e mbetjeve me pretekstin se po falimentonte industria ricikluese. ZGJIDHJA do të luftojë përkrah shqiptarëve me çdo mjet që ky projekt ogurzi të bllokohet dhe anulohet njëherë e përgjithmonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

labi05/07/2017 21:27

Koco trimi...do e shkatarroje Edvin pordhen

Toni04/07/2017 14:23

Pse se merrni ne PD kocon edhe kur ben nje pordhe ja postoni. Sa me shume lehni ju e koco aq,me gjate ps do qeverisi shqiperine. Jeni me verte vajmedet pd

Shto koment

Denonco