‘Luftë civile’ në PS-në e Kukësit/ Plagosje, armë, rrahje dhe SMS kërcënuese

‘Luftë civile’ në PS-në e Kukësit/ Plagosje, armë, rrahje dhe SMS kërcënuese

20:55, 19/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja tronditëse sot në Kukës, ku një drejtor i bashkisë plagosi rëndë një të afërm të kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, Albert Halili.

29-vjeçari Elvis Halili u plagos nga Zenel Muçmata, i cili e ndoqi me makinë dhe e plagosi pranë shtëpisë së tij.

SYRI mëson se zanafilla e sherrit është caktimi i kryebashkiakut Albert Halili si kryetar i PS-së në Kukës.

Eduard Shalsi, i dërguari i PS për Kukësin, nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Ai madje u ka bërë me dije ndjekësve se Halilaj do shkarkohet si kryetar përmes një SMS-je.

“Pas disa bisedave me disa kryetarë njësish administrative që kanë marrë porosi të veçantë nga kryetari, z. Halili që të mbështesin akoma edhe me fort PS-në dhe mua personalisht, gjë për të cilën i shpreh mirënjohjen, ju bëj me dije se drejtimin e Partisë Socialiste në Kukës, do ta marr vetë deri në 11 maj. Vetëm në raste të jashtëzakonshme kryetari i bashkisë mund të jete edhe kryetar i partisë (në të gjithë Shqipërinë janë 1 ose 2 raste). Le të japim më të mirën dhe të vijojmë pa u lodhur përpjekjet tona për një rezultat që të na bëjë të gjithëve krenarë. Mbrëmje të qetë dhe mos harroni - diasporën!” thuhet në mesazhin e Shalsi.

Autori i plagosjes së sotme, Zenel Muçmata, drejtor në bashki prej disa kohësh, njihet si krahu i Shalsit dhe ka një hotel në Kukës ku është akomoduar edhe Shalsi.

Por ditën e sotme, tensionet janë përshkallëzuar dhe njerëzit e Albert Halilit kanë dhunuar barbarisht Muçmatën, të cilin e kishin shkarkuar para një jave nga detyra. Ky i fundit pasi është armatosur, ka ndjekur dhe ka plagosur të afërmin e Halilit.

Mësohet se i plagosuri Elvis Halili është dërguar në spital për kurim dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia nga ana e saj, edhe pse kanë kaluar shumë orë nga ngjarja e rëndë, nuk ka bërë një reagim se kush është autori i këtij krimi kaq të rëndë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco