Mark Marku kundër Mustafajt: Ta mbajmë Bashën, mos kërkoni dorëheqje

Mark Marku kundër Mustafajt: Ta mbajmë Bashën, mos kërkoni dorëheqje

13:19, 26/06/2017
A+ Aa A-

Për profesorin dhe analistin Mark Marku, kërkesa e ish-ministrit demokrat Besnik Mustafaj për dorëheqjen urgjente të kreut të PD-së Lulzim Basha është e përshpejtuar dhe e parakohshme.

Marku tha se duhet të pritet rezultati përfundimtar për analiza dhe një figurë politike si Mustafaj duhet të priret nga interesi i partisë së vet.

“Deklarata e Mustafajt e përshpejtuar. Një figurë e PD duhet të priste për rezultatin për analiza. Një njeri që është në formacion politik duhet të presë deri në momentin fundit për përmbysjen e rezultatit.

Një figurë politike duhet të jetë i prirur nga interesi i partisë së vet. Numëruesit duhet të presin deri në fund dhe më pas t’i kërkohet llogari kryetarit.

Ishte deklaratë e parakohshme si ata që kërkuan dorëheqjen e kryetarit të PD-së në mes të fushatës. Pavarësisht se kanë apo s’kanë të drejtë tek gjykimi. Përmbajtja mund të jetë e saktë por koha e gabuar”, deklaroi Marku.

Sipas tij, egoizmi është një problem që ka dëmtuar historikisht PD-në. “Unë shqetësohem për pjekurinë politike të figurave dhe egoizmin e tyre. Mendoj se PD është dëmtuar historikisht edhe nga egoizmi i atyre që kanë qenë në PD”, tha Marku. /BW.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

jak ndoci26/06/2017 19:32

Nje rresht pergjigje per Mustafajn ,,,Gjykimi i tille ,i cili ka ne mbrendesine e vet te gjitha nuancat, eshte pragu i deshtimit tend,,,Reagimi i Markut njerzore Hamendsimet e Fevziut ,si gjithmone ne pragun e arsytimit minore ,,,Zoti Mustafaj duhet ta dini se ne cdo mundesi te komentimeve te mija ,emri i juaj ka qene kryefjala e deshires per tu perfshire,,, une, ti ,si shume te tjere jemi shkaku i vertet i deshtimit te PD. po permend vec 2 faktore qe, ne nje fare menyre nuk varen nga ne : 1- a eshte bere e djathta nje force e tille sa te masivizoje opinione dhe te behet force drejtuese? 2- a jane kontigjentet e se djathtes te tille sa te pranojn te hane bare, vecse ( ju te mos perqaheni)? Ne nje fare menyre, a do pranonte (Jozefina) qe pertej te gjithave te dilte per te bere fushate?! Zoti Mustafaj, duhet te kuptosh thelbesoren qe , aty ku do mbaronte analiza e gjithesecilit per situaten e se djathtes, ne fakt ateher fillon trajtimi i problemeve... Si fund, Une do the thonja , e gezofshi DRAMEN popull shqiptare... sepse 80% e se djathtes reale jane ( arratisur tashme)...

Shto koment

Denonco