Si e kanë përdorur Rama dhe Balla shtetin në funksion të bandave kriminale, dhe krimin në funksion të rilindjes

Si e kanë përdorur Rama dhe Balla shtetin në funksion të bandave kriminale, dhe krimin në funksion të rilindjes

11:22, 06/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga një ish-servil i Fatos Nanos, Taulant Balla ishte ndër të rrallët që tradhëtoi bossin e tij në vitin 2004, duke shërbyer edhe si spiun që çonte vazhdimisht informacione te Rama, njeriu që po përgatitej të merrte drejtimin e PS.

Për shërbimet që bëri, Edi Rama e shpërbleu Ballën duke e vënë në lista të sigurta në zgjedhjet pasardhëse deri në momentin kur erdhi në pushtet në 2013 që e bëri njëriun kyç që spastroi administratën publike nga profesionistët dhe e mbushi me patronazhistë.

Edhe pse servilizmi i Taos nuk njihte kufinj, përsëri Rama nuk e pati kategorizuar ende në rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve të tij, ku preferoi Saimir Tahirin, Erion Veliajn, Elisa Spiropalin etj.

Mirëpo gjatë kësaj kohë Tao lexoi më mirë se çfarë kriteri duhet të plotësosh që të shpërblehesh nga Rama. Lidhja me bandat kriminale dhe përdorimi i tyrë për vota. Balla u bë njeriu që do përfshihej në një aktivitet kriminal, Laboratori i Kokainës në Xibrrakë, u përfshi edhe vëllai i Ramës, Olsi. Nga kjo kohë e këtej Taulanti mori në dorë frerët e bandave kriminale në Elbasan, por jo vetëm.

Duke patur lidhje të ngushta më bandat kriminle, Taulant Balla u shërbeu atyre duke dhënë urdhëra gjykatësve dhe prokurorëve me porosi të Ramës të godisnin njërën bandë në favor të tjetrës e me radhë.

Këto kanë qenë akuza permanentë të opozitës dhe liderit të saj Berisha ndaj tij.

Por sa kohë nuk kishin shpërthyer ende në publik dosjet e telefonave SKY ECC që përdornin banadat dhe rilindasit mes tyre, kjo gjë shpesh trajtohej si akuzë politike.

Mirëpo, ‘gjylja e madhe plasi’, sot, Sali Berisha ka publikuar dokumentin ku del komunikimi i Taulant Ballës me bandat e Elbasanit të cilat i ofrojnë mbështetje për zgjedhjet e 2021, ku Taulanti ishte drejtues politik i Elbasanit, në këmbim të arrestimit të rivalëve të tyrë, grupit tjetër të Çapajve.

Kronologji që fakton akuzat e Berishës dhe një fakt se si Rama dhe Balla kanë përdorur bandat kriminale për vota.

Duke patur të qartë planin e tij për ta kthyer Partinë Socialistë në një organizatë të mirëfilltë kriminale, Edi Rama duke parë përparimin e madh të Taulant Ballë në këtë drejtim e emëron atë numrin dy të vetin, Sekretar të Përgjithshëm të PS në vitin 2017.

Balla kalon kështu nga kapoja i disa bandave në një lokalitet të caktuar për PS (qarku i Elbasanit) në një kordinator kombëtar të tyre.

Tao, siç i thërrasin shokët e bandave kriminale, u shpërblye me dy detyrat më kryesore në PS, Sekretar i Përgjithshëm dhe Kryetar i Grupit Parlamentar.

Kështu Taulantit i premtohet drejtimi i qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e 2021.

Image

Balla intesifikon bisedat me bandat e krimit në Elbasan dhe ata, që deri atë ditë merrnin tendera publike me bekimin e Taulantit e Ramës, u ishte shtuar oreksi, nuk donin më vetëm tendera për ca kohë, por donin që Taulanti dhe Rama të përdornin shtetin për t’u pastruar atyre territorin nga rivalët.

Tao e pranon kërkesën, jep edhe datë se kur drejtësia dhe policia do vihen në rolin e fshesës, por ka një kusht për bandën në fjalë: “Dua vota, më garantoni që do na sillni vota sa të mundeni”. Kërkesë e cila pranohet me kënaqësi dhe Rama – Balla – Bandat kriminale marrin 8 deputetë në Qarkun e Elbasanit.

Tao lëshon urdhërin, 10.02.2020 i bëhet kërkesa nga banda, ai jep garanci dhe më 29.03.2021 arrestohet Ardian Çapja

Tao punëmbaruar i bandave! Gaboi vetëm 1 muaj nga data që kish marrë përsipër arrestimin.

Në një “superaksion”, policia arreston disa persona në Elbasan, me në krye Çapjan.

Zgjedhjet ishin vetëm një muaj më pas, më 25 prill 2021.

Pas punës së mirë më bandat, Rama e shpërbleu Ballën duke e i relalizuar ëndrrën për ministër të Brendshëm, për herë të parë në historinë 112 vjeçare të shteti shqiptar, bandat kriminale emërojnë një ministër të Brendshëm.

Si ministër Rama e përdori Ballën për një tjetër akt kriminal, për të vjedhur të dhënat e sistemit TIMS

Gjithë sa deklaroi Sali Berisha sot, nuk ishte gjë e re, ajo që e bëri deklaratën e tij aq tronditëse është se publikoi prova mu në dyert e SPAK-ut të Altin Dumanit, i cili s’guxon ta prekë Ballën pa dhënë urdhër Rama.

Siç shihet, Edi Rama dhe Taulant Balla në gjithë këtë histori kanë përdorur shtetin, ministritë që japin tendera, policinë, drejtësinë në funksion të bandave kriminale, dhe këto të fundit i kanë përdorur në funksion të grabitjes së votave të shqiptarëve për të vijuar grabitjen e Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco