Në datën 30 dhjetor, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror në Gjirokastër është përfshirë në një skandal të rëndë, pasi ndihmat sociale, që duhet të ishin destinuar për individët në nevojë, janë shpërndarë në mënyrë të padrejtë.
Përfituesit kanë qenë kryesisht militantë partie dhe punonjës të administratës publike, duke marrë dy rroga në kurriz të qytetarëve më të varfër.
Ky abuzim flagrant ngre dyshime të forta për përdorimin e burimeve shtetërore për qëllime elektorale, vetëm pak muaj para zgjedhjeve. Ndërkohë që familjet në nevojë presin ndihmë, përfitues janë bërë individë me lidhje të ngushta me partinë në pushtet.
Organizatat dhe qytetarët e revoltuar kanë bërë thirrje për hetim të menjëhershëm dhe ndëshkim të përgjegjësve. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër është thirrur të ndërhyjë për të zbardhur këtë çështje dhe për të garantuar që ndihmat sociale të shkojnë aty ku është më e nevojshme.
Shërbimi Social Shtetëror duhet të veprojë me transparencë dhe ndershmëri, ndërsa raste të tilla abuzimi nuk duhet të tolerohen, pasi cënojnë besimin e qytetarëve dhe dëmtojnë më të pafavorizuarit në shoqëri.
© SYRI.net