Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura çështje kryesore në agjendën tonë. PD ka organizuar protesta kundër ndryshimeve ligjore

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura çështje kryesore në agjendën tonë. PD ka organizuar protesta kundër ndryshimeve ligjore

14:50, 10/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar tha se, “ligji për zonat e mbrojtura ka qenë çështje kryesore në agjendën tonë”.

“PD ka organizuar protesta kundër ndryshimeve ligjore”, tha kreu demokrat.

Berisha: Ligji i zonave të mbrojtura. Që në momentin kur u depozitua në kuvend, ligji numër 21/2024 u kundërshtua prej deputetes Zhupa dhe zyrtarisht nga Partia Demokratike dhe grupi i saj parlamentar.

Si një ligj me porosi i hartuar për interesa të caktuara dhe në kundërshtim me interesat e opinionit publik. Është denoncuar ditën e parë, me projekte publike për projekte që fshihen prapa këtij ligji.

Dhe natyrisht ligjin në lidhje me projektet e veçanta. Nuk e fshehu. Duke marrë angazhim personal se për të nuk ekziston mbrojtja, duhet t'i kujtoj qytetarëve se ka hequr nga zona bregdetare 100 mijë hektarë zonë e mbrojtur dhe i ka çuar në malet, në vargmalet, Mali me Gropa, Martanesh, Bulqizë.

Që ato mund të jenë, po s'kishte pse hiqnin bregdetin. Kjo është problemi. 

Ishte një periudhë kur ne nuk merrnim pjesë në komisionet parlamentare se ata filluan për shkak tonin t'i zhvillojnë online, në qoftë se ju kujtohet ju. Por ç'kanë bërë?

Deputetët tanë dhe shoqëria civile kanë protestuar publikisht para parlamentit. Kanë dalë në protestë para parlamentit.

Për këtë ligj, deputetja Zhupa, në emër të komisionit dhe të Partisë Demokratike ka organizuar tryeza diskutimi në të gjithë Shqipërinë, me aktivistë, ekspertë dhe qytetarëë Tiranë, Vlorë, Korçë, Shkodër, Pogradec me logon 'Jo betonizimit të zonave të mbrojtura'.

Janë kërkuar dy interpelanca me Mirela Kumbaron. Çfarë të thuash për të, për ligjin e zonave të mbrojtura me datën 04.04.2024 dhe interpelanca e dytë për investimet strategjike në zonat e mbrojtura me datën 01.03.2024.

Në emër të Partisë Demokratike i bëhet një letër Presidentit të Republikës, të mos e dekretonte këtë ligj si antikushtetues. Por, Bajram Begaj e injoroi dhe e dekretoi me shpejtësi të rrufeshme.

Këtë çështje, zonja Zhupa e ka ngritur në të gjitha takimet me Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit me Parlamentin Evropian.

Kjo është e vërteta, ka qenë çështje kryesore në agjendën tonë.

Dhe me datën 01.11.2024, me 37 firma, është depozituar, këtu janë dhe firmat e Partisë së Lirisë, në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendos për fatalitetin e saj, 4 me 4 ja lë të gjitha qeverisë si çdo qeveria.

E vërteta është që pa nisur protestat, me 14 maj 2026, përsëri në mbështetje të rezolutës së Parlamentit Evropian, është depozituar nga zonja Zhupa në Kuvend projektligji për shfuqizimin e këtij ligji.

Pra, një sintoni absolute me kërkesat e protestuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco