Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka humbur legjitimitetin me skandalet, vjedhjet dhe korrupsionin galopant ndaj shqiptarëve.
‘Edi Rama nuk ka legjitimitet. Çdo qeveri humbet legjitimitetin kur ajo vjedh qytetarët e vet dhe mbron vjedhjen’, u shpreh Berisha gjatë mbledhjes me grupin parlamentar demokratë, në selinë blu.
Berisha: Të dashur deputetë dhe deputetë, unë do të ndalem pak këtu për një briefing të huaj, por dhe të qytetarëve shqiptarë lidhur me pse ne mbështesim plotësisht kërkesat e parashtruara nga qytetarët me një deklaratë të tyre serioze.
Ne mbështesim largimin e Edi Ramës si një armik i egër i kombit shqiptar, i demokracisë, integrimit dhe të ardhmes së Shqipërisë.
Partia Demokratike njeh Edi Ramën si një narko-diktator i cili zgjodhi si rrugë për të qëndruar në pushtet shtypjen e pluralizmit politik, arrestimin e liderit të opozitës në vitin elektoral, transformimin e zgjedhjeve në farsë zgjedhore, bashkëpunimin e tij të ngushtë me kartelin e drogës, me krimin, plaçkitjen e pamëshirë të pasurive të shqiptarëve, mbrojtjen e verbër dhe shkelmimin që i bëri kërkesave të prokurorisë speciale për arrestimin e hajdutes më të madhe në historinë e Shqipërisë pas Edi Ramës që është Lubi Balluku.
Mbrojtje që ia bëri lindave të tij edhe ato të pangopura në vjedhjen dhe plaçkitjen e fondeve dhe pasurive publike bashkë me Edi Ramën. Për ne demokratët dhe mbështetësit tanë, pasja në krye jashtë armikut më të egër që shqiptarët kanë patur në histori...
Ky ka qenë dhe nuk ndryshon gjer në ditën që ai të marrë ndëshkimet e merituara.
Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë nga pushteti. Edi Rama nuk ka legjitimitet dhe ne jemi të parët. Jemi krenarë se kemi arritur të rrëzojmë falsifikimin dhe mashtrimin e tij për legjitimitet zgjedhor.
Një qeveri që zhvillon zgjedhjet në kushte partie-shtet, zhvillon farsë elektorale dhe nuk ka asnjë ditë legjitimitet.
E kemi bërë këtë, e kemi sanksionuar këtë së bashku me vëzhguesit më seriozë ndërkombëtarë në dokumentet themelore të vlerësimit të zgjedhjeve në Shqipëri, të OSBE/ODIHR-it, të Parlamentit Europian, të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në raportet përfundimtare të AFET-it për Shqipërinë, por fatmirësisht edhe në raportin IBAR.
Është krejtësisht insistimi ynë që bëri që në Shqipëri të vijë në mision faktmbledhës, komisioni i jashtëm i Parlamentit Europian me përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare dhe të miratojë një raport të tillë. Në të cilin thotë se u zhduk linja midis partisë, institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake.
Pra Edi Rama nuk ka legjitimitet.
Edi Rama nuk ka legjitimitet, e kemi theksuar e theksojmë, se çdo qeveri humbet legjitimitetin në rast se ajo vjedh qytetarët e vet dhe mbron vjedhjen, nuk e dënon.
Shqipëria është rasti më klasik, Edi Rama është rasti më klasik.
© SYRI.net