“Asnjë deputet i Partisë Demokratike nuk ka votuar pro marrëveshjes për dhënien e Parkut të Butrintit, privatit”. Kështu deklaroi kreu i opozitës shqiptare gjatë takimit të sotshëm të Grupit parlamentar.
Berisha: Këtu lindi përplasja ime, përplasja jonë me Edi Ramën por edhe me fondacionin që u krijua.
Tani ky ligj erdhi si një marrëveshje e mbyllur, pa tekst publik në parlament.
Deputetja Zhupa pamundësoi me qëndrimin e saj dhe të grupit të deputetëve të tjerë zhvillimin e seancës dëgjimore me ministren Elva Margariti dhe e detyroi që të mblidhej kryesia e parlamentit.
Duhet t'i themi gjërat një nga një.
Të mblidhej Konferenca e Kryetarëve dhe të kërkonte tekstin e marrëveshjes, nuk e dorëzonte tekstin e marrëveshjes. A e keni parë ju tekstin e marrëveshjes me Mogherinin? Jo, sekret.
Edhe këtë nuk e dorëzonte. Marrëveshja i jep për 10 vite administrim Butrintin AADF-së e cila krijon fondacionin për menaxhimin e Butrintit, në të cilin kombi, Shqipëria dhe shteti përfaqësohen nga Elva Margariti.
Imagjinoni ju tani a thoni, që s'dihet se ku është ajo në qoftë se s'është emigrante sot diku. Unë këtë di që ka ik në emigracion. Po kjo është e vërteta. Pakicë, shteti në mbrojtjen e një nga pasurive më përrallore që ka kjo tokë dhe tokat e tjera.
Projektligji është shqyrtuar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik me datën 26 prill 2022. Komisionin për Politikën e Jashtme me datën 10 maj 2022. Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut me datën 13 maj 2022.
Në cilësinë e komisioneve për dhënie mendimi, si dhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave si komision përgjegjës më 17 maj 2022. Në të gjitha komisionet, pa asnjë përjashtim, deputetja Zhupa dhe deputetët tanë kanë mbajtur qëndrim kundër projektligjit.
Kundër projektligjit.
Tre, janë kërkuar dy interpelanca me ministren Margariti nga deputetja Zhupa.
Njëra u realizua me 9 qershor 2022 për marrëveshjen koncesionare, ndërsa tjetra u refuzua me datën 8 tetor 2022 dhe kishte si objekt bordin e administrimit dhe qëndrimet antishqiptare të disa punonjësve aty.
Pra u bë një përpjekje shumë e madhe, shumë e përgjegjshme. Katër, jashtë selisë së Partisë Demokratike deputetja Zhupa ka organizuar pesë tryeza me shoqërinë civile, me arkeologë.
Dhe unë dua të falënderoj në mënyrë të përzemërt arkeologët, por në tërësi dhe në veçanti një avokat të jashtëzakonshëm të pasurisë sonë kombëtare në fushë, profesor Apollon Baçen, i cili të gjithë autoritetin, reputacionin, dijet e tij i vuri ato kohë në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve.
Pra 5 tryeza për këtë çështje. Një tryezë u zhvillua edhe nga kryetari i partisë Sali Berisha në Hotel Rogner po për këtë çështje, në mbrojtje.
Pesë, me 23 maj 2022 kuvendi miratoi marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim. Asnjë deputet i Partisë Demokratike nuk ka votuar pro marrëveshjes. Zero!
Ka patur, meqenëse fatet ishin të atilla që ishim të ndarë, që një grup votoi totalisht kundër, të tjerët s'morën pjesë në votim apo abstenuan, por nuk ka asnjë votë demokrati në atë marrëveshje. Asnjë! Asnjë!
Abstenimi është i Pandeli Majkos i grupit socialist. Nuk kanë marrë pjesë në votim Niko Kuria. I përgëzoj të dy. Ata të dy nuk janë më deputetë. Po si janë? I ka lënë jashtë, se dhe e paguajnë çmimin, se harrojnë ata, ne s'po kujtojmë se s'paguam ne çmim për qëndrimet që mbajtëm, por ne jemi krenarë për çmimin që paguam edhe do paguajmë. Po absolutisht!
Gjashtë, me 1 qershor të 2022 deputetja Ina Zhupa i dërgon një letër dhe zhvilloi një takim zyrtar me Presidentin e Republikës Ilir Meta, duke kërkuar mosdekretimin e këtij ligji dhe duke renditur shkeljet e rënda kushtetuese mbasi ligji binte në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Konventën e Parisit.
Presidenti i Republikës, me përgjegjësi të plotë, me dekret numër 13703 me datën 26.2022 vendos të kthejë ligjin për rishqyrtim në parlament.
Pas kësaj Neroni, barbari i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve dhe mjedisore e voton ligjin në parlament me votat e tij dhe me 29 korrik e voton me urgjencë Fletorja Zyrtare për të hyrë në fuqi.
Me 14 nëntor Ina Zhupa me firmat e 36 deputetëve i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ligjin famëzi. U zhvilluan 6 seanca në Gjykatën Kushtetuese. Mbërriti dhe raporti nga UNESCO i cili mbështeste pikë për pikë qëndrimet e opozitës.
E fshehën raportin e UNESCO-s. Por e vërteta, të themi atë që është, edhe Avokati i Popullit si i ‘amikus kuria’, edhe KLSH-ja mbështetën argumentet e opozitës.
Megjithatë Gjykata Kushtetuese me votën e famëzezës Olta Zaçaj e rrëzoi padinë.
Olta Zaçaj u shpërblye për votën e saj kundra pasurisë publike shqiptare, trashëgimisë kulturore të shqiptarëve me emërimin e saj në bordin e bankës si zv/guvernatore. E garantoj zonjën se kjo votë do ta ndjekë atë gjer në ditën e fundit.
Se e ka bërë votën në shkëmbim të postit që ka marrë dhe duhet të ketë një hetim këtu. Kemi të bëjmë me konflikt interesi, të bëhen gati dosjet të çohet në prokurori.
Ligji numër 27/2018 për trashëgiminë kulturore dhe muzetë. Gjatë kohës së shqyrtimit të Butrintit zonja Zhupa vuri re që ligji ku bazohej marrëveshja ishte vetë antikushtetuese dhe ato i referoheshin këtij ligji. Duke qenë se kishin kaluar dy vjet, nuk çohej dot më në Gjykatë Kushtetuese.
Partia Demokratike për fat të keq e kishte bërë gabimin e vet, që s'dua ta përsëris kurrë më, kishte djegur mandatet dhe s'kishte më fuqi t'i drejtohej kujt.
Deputetja Zhupa paraqiti projektligj për të hequr koncesionin nga ligji numër 27/2018 për trashëgiminë kulturore dhe muzetë. Herën e parë me 11 maj u diskutua në komision por ai u la në sirtar gjersa u rrëzua po në komisione dhe nuk u votua në parlament.
© SYRI.net