'Harabeli' Lalit del nga SPAK/ Dikur Veliaj tentonte të dukej si kryebashkiaku Copenhagen, sot edhe gruaja i lëviz me truproja

19:13, 23/12/2024
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, është larguar nga ambientet e SPAK-ut.

Ajo u mor në pyetje për disa orë nga prokurorët e posaçëm për lidhjet dhe financimet e dyshimta.

Siç shihet edhe nga videoja, Ajola Xoxa ka dalë nga ambientet e SPAK-ut, e shoqëruar nga bodiguardë.

Pak javë më parë në biznesin dhe banesën e Ajola Xoxës dhe të Erion Veliajt u ushtrua kontroll nga BKH-ja.

Në zyrën e Ajolës u gjetën disa para, ndërsa iu sekuestrua edhe një telefon.

Kontrolle pati edhe në banesën e Abër Veliajt, të cilit gjithashtu iu sekuestrua një telefon.

Ata bënë kërkesë për t’ja kthyer mbrapsht, por GJKKO i rrëzoi ato.

Ndërkohë, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlli PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi deklaroi se të enjten do të merret sërish në pyetje Erion Veliaj.

Ajo që bie në sy është fakti se sa është distancuar nga qytetarët çifti bashkiak i Tiranës, të cilët lëvizin në qytet me bodigardë sikur të ishin në hasmëri me ndokënd.

Në propagandë Erion Veliaj shtirej si kryebashkiak i Kopengahenit, që shëtit me biçikletë në qytet, por që në realitet është kryebashkiaku i vetëm në Europë që jo vetëm vetë, por edhe bashkëshortja i lëviz e shoqëruar me truproja.

Nga kush ka frikë çifti që drejton Tiranën prej 10 vitesh që shoqërohet me dhjetra truproja?

Nga qytetarët që i ka rrjepur me skema pastrimi parash, kjo është e vetmja përgjigje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco