Kryeministri Edi Rama ka shpenzuar miliona për një takim që do të zhvillojë sot me disa shqiptarë në Nju Jork.
Pasi ka paguar shuma të majme për reklama në zonën më të shtrenjtë të Nju Jorkut dhe ka prenotuar një sallë dasmash luksoze në këtë qytet, Rama ka njoftuar se ky takim është pjesë e turit ‘Krenar për Shqipërinë’.
Por SYRI ka mësuar se arsyeja e vërtetë e vizitës së Edi Ramës në Nju Jork është ditëlindja e Aleksis Soros.
Ky i fundit feston 39-vjetorin e lindjes të nesërmen, ndaj Rama ka marrë me vete Lindën dhe Zahon për të festuar.
Arsyen e vërtetë të vizitës e mbulon me takimin me emigrantët në një sallë të paguar në mënyrë të dyshimtë.
Kujtojmë se Soros e ka ndihmuar Edi Ramën të kapë drejtësinë në Shqipëri për të goditur kundërshtarët.
Po ashtu, Soros është aktori kryesor në projektin për ndarjen e Kosovës, i mbështetur fuqishëm nga Edi Rama.
© SYRI.net