‘Rama dhe shpura e tij, me urdhër të Dritan Dajtit, hoqën pllakatën në kujtim të oficerëve…’

‘Rama dhe shpura e tij, me urdhër të Dritan Dajtit, hoqën pllakatën në kujtim të oficerëve…’

23:15, 04/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar heqjen e memorialit për katër dëshmorët e kombit në Durrës të vrarë nga Dritan Dajti.

Berisha përmes një statusi në Facebook thotë se heqja e pllakatës është bërë me urdhër të vrasësit të katë policëve në 2009 në Durrës.

Postimi i plotë:
 

Ekzekutohen për së dyti katër dëshmorët e kombit!

Miq, Edi Rama dhe shpura e tij me urdhër të Dritan Dajtit hoqën në Durrës pllakatën  e vendosur një muaj më parë në kujtim të Dëshmorëve të Kombit oficerëve trima, atdhetar Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari që me 7 gusht 2009 ranë për tu bërë të pavdekshëm në krye të detyrës nga vrasësi serial Dritan Dajti, miku i Edi Ramës. 
Ky akt kriminal i pashembullt u urdhërua në kuadrin e përgatitjes së terrenit nga Edi Rama për lirimin e xhelatit të tyre Dritan Dajti. 
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shemtuar, triumf i krimit shtetëror. Nderim për jetë dëshmorëve të atdheut Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari që i ekzektutoi për së dyti me dorën e Edi Ramës vrasësi serial Dritan Dajti! #sb


Kujtojmë se  ë vitin 2009 katë punonjës policie, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari u vranë nga Dritan Dajti, i cili më pas u arrestua dhe u dënua me burg për jetë. Por së fundi Dajti është shumë pranë lirimit nga drejtësia e Rilindjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco